LAJMI I FUNDIT:

Dialogu në Bruksel, flasin qytetarët e Mitrovicës

Dialogu në Bruksel, flasin qytetarët e Mitrovicës

Sot me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel në Bruksel pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi. Ky takim vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.

Në lidhje me këtë, Telegrafi një ditë më parë ka qenë në veri të Mitrovicës për të folur me zëvendëskryesuesin e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skender Sadiku, si dhe qytetarët e saj.

Sadiku ka thënë se Kosova do të jetë para aktit final në arritjen e një marrëveshjeje dhe të relaksimit të të gjitha tensioneve në komunat e veriut të Kosovës.

Ai shtoi se Mitrovicës dhe veriut të saj i duhet paqe, stabilitet dhe normalitet.

Skender Sadiku, zëvendës kryesues i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës /Foto: Ridvan Slivova/

“Shpresoj që jemi para aktit final dhe do të vij një marrëveshje që do t’i relaksoj dhe tensionet e shprehura në komunat veriore. Në Mitrovicën veriore ku punoj jetoj dhe ku frekuentoj aktivitetet tona të përditshme i duhet paqe, stabilitet dhe normalitet. Që 23 viteve ka pas biseda dhe marrëveshje dhe shpresoj që të jetë akti final ku do ti kthehet normaliteti të gjitha komuniteteve”, tha Sadiku.

Ai u shpreh se politika duhet të kujtoj që në veri të vendit ka dhe komunitete tjera, jo vetëm shqiptarë dhe serb.

Tutje shtoi se realiteti është i hidhur për të gjitha komunitetet.

“Ne jemi me stres postraumatik të para 23 viteve. Këto ditë priten tensione, është një tension në ajër i cili vërehet. Po flas nga mediat dhe psikozës që është krijuar. Nivel të lartë të kulturës e kanë treguar të gjitha komunitetet. Të gjithë janë të lodhur. Të gjithë duan një jetë të mirë edhe për fëmijët. Duam t’i zgjedhim problemet elementare. Para komunës nuk ka rrugë të mirë, dhe shpresojmë që një ditë të flasim për këto gjëra dhe ti zgjedhim këto probleme elementare që po përballet qytetari në veri. Asnjë zjarrfikës shqiptarë nuk punon në veri, nuk ka mjek në spital. Nuk duam që të politizohen të gjitha institucionet. Edhe kryeministri i Kosovës është kryeministri i të gjithëve. Rakiq është ministër i qeverisë Kurti dhe i bëj apel që ai të vij dhe të merret me problemet e komunitetit të kthimit”, u shpreh ai.

Sadiku beson se qyteti i Mitrovicës do të jetë qytet i cili do t’i kthehet perspektiva, qytet i minatorëve, i rokut, i sportit dhe jo qytet i problemeve apo i ndarjes.

“Qyteti i Mitrovicës do të jetë qytet i cili do ti kthehet perspektiva, qytet i minatorëve, i rokut, i sportit, jo si qytet i problemeve, qytet i ndarjes, por me vlerat që ka. Është absurditet që në gjithë botën ura bashkon, kurse tek ne ajo ndan”.

Veriu i Mitrovicës /Foto: Ridvan Slivova/

E sa i përket datës 31 korrik, ai tha se alarmi i ka stresuar.

Sadiku theksoi se janë ndezur dhe alarmet e autoambulancave, ndërsa për qytetin e veriut të Mitrovicës tha se u shndërrua në një “qytet fantazmë”.

“Edhe alarmi na ka stresu të gjithëve. Por ka qenë dhe një alarm tjetër, të autoambulancave që na ka traumatizuar të gjithëve. E kanë kryer një punë shumë të poshtër, është keqpërdor një automjet që të jep shenjë që dikush është i sëmurë. Atë ditë kam qenë nëpër terren, qyteti ka qenë fantazmë, familjarët i kanë tërheq në jug, serbët janë tërhequr në pjesët urbane dhe në pjesë që realisht kanë pritur që dikush të viktimizohet, nuk janë viktimizuar. Është treguar një pjekuri qytetare”, tha ai duke shtuar se shpreson që zgjidhja të vij sa më shpejt pasi siç u shpreh ai “parakushtet janë që të duhet të bashkëjetojmë”.

Qytetarët flasin për veriun dhe tensionet

Qytetari Fevzi Beqiri për Telegrafin tha se mjerisht që prej pas lufte Mitrovica gjithmonë ka pas probleme.

Fevzi Beqiri, qytetar /Foto: Ridvan Slivova/

“Mjerisht prej paslufte ne gjithmonë kemi pas probleme. Kjo pjesë ka mbet në okupimin e forcave serbe. Ne nuk kemi asnjë të drejtë në atdheun tonë. Mjerisht kjo gjendje vazhdon të jetë kaotike. Dashuria për atdhe nuk njeh sakrifica. I kemi përballu, se kemi qenë si unik si lagje”, ka thënë Beqiri.

Edhe qytetari, Sinan Baliu nga jugu i Mitrovicës i cili është tregtar tha se në përgjithësi, nuk është mirë qysh ka qenë përpara.

Sinan Baliu, qytetar /Foto: Ridvan Slivova/

“Në përgjithësi nuk është mirë qysh ka qenë përpara. Tash për momentin kriza ka rrok gjithkund dhe ka mbet më keq, kjo pjesë e jona”, tha ai.

Njëjtë thotë edhe qytetari nga jugu i Mitrovicës, Bali Tahiri, i cili tha se jeta në Mitrovicë nuk është e mire.

E sa i përket alarmeve në veri të Mitrovicës tha se kjo ndodh për shkak të tensioneve të vazhdueshme.

Bali Tahiri, qytetar /Foto: Ridvan Slivova/

“Jeta në Mitrovicë nuk është e mirë, për shkak të situatës. Dhe ne jemi të shqetësuar nga kjo pjesë. Unë s’kam telashe…Ne me alarm jemi mësu. Kur e dëgjojmë alarmin e dimë që ka me pas diçka, jo ndonjë barrikada, jo diçka…jemi mësu”, tha ndër të tjera Tahiri. /Telegrafi/

Veriu i Mitrovicës /Foto: Ridvan Slivova/
Veriu i Mitrovicës /Foto: Ridvan Slivova/
Veriu i Mitrovicës /Foto: Ridvan Slivova/

Veriu i Mitrovicës /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori