Yll Zagragja, sinonim i kontabilitetit për kohë të gjatë deri te një ndërmarrës i suksesshëm.
Ndonëse nuk pëlqen paraqitjet mediale, përmes podcast-it #përtejpunësimit, Ylli pa stres shpalos shumëçka lidhur me rrugëtimin e tij jo të shkurtër në tregun e punës në Kosovë.
Shtatëmbëdhjetë (17) vite ndërmarrës i suksesshëm!
Ylli, shënon 17 vite si ndërmarrës i suksesshëm i cili arriti t’i mbijetoi ndryshimeve jo të vogla në numër që u paraqitën në tregun e punës gjatë këtyre viteve.
Ylli, pohon se arsyeja e arritjes së suksesit për vite radhazi dhe çka ai e bën me shumë pasion e dashni është menaxhimi i punonjësve për me nxjerr versionin më të mirë të tyre.
Sot Ylli menaxhon 120 punonjës përmes kompanive me të cilat udhëheq. Për më tepër Ylli si kontabilist numëron 130 klientë me rreth 3,600 punonjës, ku ndër të tjera nga afër e njeh trajtimin e punonjësve në industri të ndryshme ndër vite në vendin tonë.
Kontrata e punës, e drejt themelore e punonjësve
Duke u kthyer në kohë Ylli tregon se si 17 vite më parë kontrata si një e drejtë themelore e punonjëse ka qenë koncept “banal” në Kosovë, në kuptimin e asaj se të gjitha kontratat kanë qenë vetëm një faqe.
Sot posedimin e kontratës së punës nuk e sheh si temë diskutimi por atë se çfarë ofron kontrata si për punonjësin ashtu edhe për punëdhënësin. Tutje, e sheh si të nevojshme një debat të thellë për Ligjin e Punës.
Fuqia Punëtore?
Ylli pohon se tregu i punës në vitet e fundit po shikohet ndryshe nga të rinjtë. Si lajm pozitiv e sheh faktin se në fakultetin juridik dhe ekonomik më nuk plotësohet numri për studentët e rijnë.
Entuziazmin, moshën, mundësitë Ylli i përmend si karakteristika pozitive të fuqisë punëtore në Kosovë, ndërsa pohon se për disiplinën në punë fuqia punëtore në Kosovë duhet të punojë më shumë.
Ky podcast është mbështetur nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA). Përgjegjësia për përmbajtjen e këtij podcasti i takon tërësisht autorëve/eve. SIDA nuk ndan domosdoshmërisht pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
D’Alema: Clinton ishte i bindur për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP