Nga: Kenan Malik / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
“Puna e një poeti”, vëren njëri prej personazheve të Vargjeve satanike të shkruar nga Salman Rushdie, “është të emërojë të paemërtueshmen, t’i tregojë mashtrimet, të mbajë anë, të fillojë me argumentet, t’i japë formë botës dhe të mos e lë atë të fle”. “Dhe, nëse rrjedhin lumenj gjaku nga prerjet që shkaktojnë vargjet e tij”, shton transmetuesi, “atëherë ato do ta ushqejnë atë”.
Teksa Rushdie rri shtrirë, i plagosur rënd – në një shtrat në një spital të Pensilvanisë – në mënyrë habitshme duket se diçka është parashikuar në lidhje me romanin, zemërimi kundër të cilit ka derdhur lumenj gjaku. Përfshirë tani, vetë Rushdie-n.
Nuk është thjeshtë egërsia ajo që në veçanti të trondit në lidhje me sulmin, por edhe fakti se mendohej se Rushdie ka triumfuar mbi keqdashjen e fetvasë. E imponuar nga Ajatollah Khomeini i Iranit në ditën e Shën Valentinit më 1989, dënimi me vdekje e detyroi Rushdien të fshihej për gati një dekadë. Vendimi nuk është anuluar kurrë, por mendohej se ishte larguar kërcënimi që paraqiste. Në dy dekadat e fundit Rushdie ka jetuar një jetë relativisht të hapur. Dhe, pastaj erdhi sulmi i së premtes.
Arsyet e sulmit ende nuk janë të qarta. Megjithatë, vështirë është që prapa kësaj të mos e shohësh hijen e tmerrshme të hedhur nga urdhri i vdekjes së Khomeinit.
Çështja Rushdie ishte pikë kyçe në jetën politike dhe kulturore britanike, që nxori në sipërfaqe çështjet e tilla si Islami radikal, terrorizmi, kufijtë e fjalës së lirë dhe kufijtë e tolerancës. Ishte gjithashtu një pikë kthese për mënyrën se si shumëkush ka menduar për këto çështje. Pas kësaj u zhvillua një armiqësi më e madhe ndaj myslimanëve dhe një ndjesi më e fuqishme e papranueshmërisë morale ndaj fyerjes së kulturave ose besimeve tjera në një shoqëri pluraliste.
Vargjet satanike, romani i katërt nga Rushdie, ishte po aq një eksplorim i përvojës së migrantëve, po aq edhe i Islamit, po aq i egër në akuzat për racizëm, po aq edhe për fenë. Megjithatë, kryesorja kishte të bënte më pak me atë që shkroi Rushdie sa me atë që simbolizonte vetë romani. Vitet 1980 ishin dekada që përjetoi nismën e prishjes së kufijve tradicionalë politikë dhe moralë, një shpërbërje me të cilin ne ende po merremi.
Rushdie e hartoi këtë terren të ri, duke u marrë me ndjenjën e zhvendosjes dhe dislokimit të cilën e shihte si gjë emocionale. Vargjet satanike janë, shkroi ai teksa fshihej, “një këngë dashurie për veten tonë të përzier”, një vepër që “lartëson hibriditetin, papastërtinë, përzierjen, transformimin që vjen nga kombinimet e reja dhe të papritura të qenieve njerëzore, të kulturave, të ideve, të politikës, të filmave, të këngëve”. Shumë kritikë të Vargjeve satanike besonin se “përzierja me një kulturë tjetër në mënyrë të pashmangshme do ta dobësojë dhe shkatërrojë kulturën e tyre. Unë jam i mendimit të kundërt.”
Aty ku Rushdie lartësoi shpërbërjen e kufijve tradicionalë, të tjerët kërkonin siguri të reja. Islami fundamentalist më parë ishte pak i pranishëm brenda komuniteteve myslimane perëndimore. Tashti e fitoi një bazë, duke e ofruar bindjen e plotë dhe pastërtinë që shumë njerëz nisën ta dëshirojnë.
Fushata anti-Rushdie ishte ndoshta shpërthimi i parë i madh i zemëratës ndaj njollosjes të simboleve të identitetit, në një kohë kur simbolet e tilla po merrnin rëndësi të re. Britanikët me prejardhje myslimane, ata që u rritën në vitet 1970 dhe në fillim të viteve 1980, rrallë e shihnin “myslimanin” si pjesë të identitetit të tyre kryesor. Çështja Rushdie njoftoi për ndryshimin në perceptimin e vetvetes dhe për fillimet e një identiteti të veçantë mysliman.
Beteja kundër romanit të Rushdie-s pati ndikim të thellë edhe te liberalët, shumë prej të cilëve ishin po aq të çorientuar nga shpërbërja e sigurisë së vjetër. Në aferën Rushdie disa panë një “përplasje qytetërimesh” dhe vetë filluan ta kërkonin gjuhën e identitetit, duke e vënë në pikëpyetje praninë e myslimanëve si diçka të papajtueshme me vlerat e Perëndimit – një ndjenjë kjo që është forcuar sidomos gjatë tri dekadave të fundit.
Për të tjerët, çështja Rushdie shpalli nevojën për kontroll më të madh të fjalës. Vlen të kujtohet se sa i pazakontë, në aspektin bashkëkohor, ishte reagimi ndaj fetvasë. Jo vetëm që Rushdie u detyrua të fshihej, por libraritë u sulmuan me zjarre, ndërsa përkthyesit dhe botuesit u vranë.
Megjithatë, shtëpia botuese Penguin nuk u lëkund kurrë në angazhimin ndaj Vargjeve satanike. Kjo bëri me dije, kujtoi më vonë CEO i Penguin-it, Peter Mayer, se ajo që ishte në rrezik “thjeshtë shkonte përtej fatit të këtij libri”. Mënyra se si u përgjigj Penguin “do të ndikonte në të ardhmen e informacionit të lirë, pa të cilin, siç e dimë, nuk do të kishte asnjë botim “.
Ky qëndrim duket se i përket një kohe tjetër. Sot shumëkush beson se shoqëritë pluraliste mund të funksionojnë siç duhet vetëm nëse njerëzit kufizohen në autocensurë – sipas fjalëve të sociologut Tariq Modood, “në nivelin në të cilën ata pajtohen me besimet fondamentale të njëri-tjetrit kundrejt kritikës”.
Kam pikëpamje të kundërt. Vetëm në shoqëritë pluraliste liria e fjalës ka rëndësi të veçantë. Në shoqëritë e tilla është e pashmangshme dhe, nganjëherë, e rëndësishme që njerëzit t’i fyejnë ndjesitë e të tjerëve. E pashmangshme, sepse aty ku besimet e ndryshme mbërthehen fuqishëm, përplasjet janë të pashmangshme. Ato zgjidhen më mirë haptazi sesa të shtypen në emër të “respektit”.
Dhe, kjo ka rëndësi, sepse çdo lloj përparimi shoqëror do të thotë të fyesh disa ndjesi të fuqishme. “Nuk mund ta thuash këtë!”, është shpeshherë përgjigja e atyre në pushtet ndaj sfidimit të pushtetit të tyre. Të pranosh se disa gjëra nuk mund të thuhen do të thotë të pranosh se disa forma të pushtetit nuk mund të sfidohen.
Ajo që konsiderohet “fyerje ndaj një komuniteti” është më shpesh debat përbrenda komuniteteve. Kjo është arsyeja se pse ka kaq shumë pika ndezjeje në lidhje me fyerjen ku përfshihen artistët – jo vetëm Rushdie, por Hanif Kureishi, Monica Ali, Gurpreet Kaur Bhatti, Sooreh Hera, MF Husain dhe shumë të tjerë.
Kritikët e Rushdie-t nuk folën më shumë sesa Rushdie për komunitetin mysliman. Të dy palët përfaqësonin pikëpamje të ndryshme përbrenda komuniteteve myslimane. Rushdie i dha zë ndjesive radikale dhe laike që në vitet 1980 ishin goxha të dukshme. Kritikët e Rushdie-t folën për disa nga temat më konservatore. Janë zërat përparimtarë që konservatorë e tillë duan t’i heshtin, ata që më së shumti keqkuptohet për kufizimet për dhënien e fyerjeve. Është sfida e tyre ndaj normave tradicionale që shpeshherë konsiderohet si “fyerje”.
Qeniet njerëzore, vërejti Rushdie në esenë e tij të vitit 1990, Në fenë e Zotit, “i japin formë të ardhmes së tyre duke debatuar dhe duke sfiduar, duke vënë dyshime dhe duke e thënë të pathënën; jo duke u gjunjëzuar para perëndive apo njerëzve”.
Ne vetëm mund të shpresojmë për shërimin e Salman Rushdie-t nga sulmi i tij i tmerrshëm. Megjithatë, ajo që mund të këmbëngulim është se duhet të vazhdojmë të “themi të pathënën”, t’i vëmë në dyshim kufijtë e vendosur si nga racistët ashtu edhe nga fanatikët fetarë. Çdo gjë më pak se kjo do të ishte tradhti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare
ASHIK QERIBI
GJUHA SHQYPE
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Fuqia e fjalës së Fishtës në Kongresin e Manastirit dhe reagimi i hoxhës Hafiz Ibrahimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje