Kongresi Manastirit nuk është i rëndësishëm vetëm për alfabetin dhe gjuhën. Kongresi është momenti kur kombi shqiptar po bashkohej dhe po e merrte formën përfundimtare. Rëndësia politike është më e madhe se ajo gjuhësore apo kulturore. Sepse, procesi politik i rilindësve, përmes gjuhës po e krijonte kombin.
Në shënim të këtij përvjetori duhet t’i kujtojmë disa momente apo detaje të rëndësishme të Kongresit kur të gjithë intelektualët shqiptarë, sikur edhe populli, e kishin gjithnjë e më të qartë se Perandoria Otomane do të përfundonte dhe se tokat shqiptare po rrezikoheshin nga fqinjët. Më poshtë e keni një përkthim të shkurtër që e shpjegon situatën në sallë gjatë dhe pas përfundimit të fjalimit të Gjergj Fishtës:
“Fjalët e At Gjergj Fishtës patën ndikim të fuqishëm dhe lanë përshtypje të thellë në shumë njerëz. Pasi që ai përmendi shkurtimisht një punë të madhe që kishte bërë klubi ‘Bashkimi’ i Shkodrës, të cilin ai e përfaqësonte, fjalimin e përfundoi me këto fjalë:
‘Nuk kam ardhë këtu ta mbrojë ndonjë alfabet të veçantë, por kam ardhë që të bashkohem me ju dhe ta pranoj alfabetin të cilin do ta zgjedhë Kongresi e që do të jetë më i dobishmi për ta zgjuar popullin’. Ai gjithashtu tha: ‘Armiqtë që e rrethojnë Shqipërinë janë të shumtë dhe të gjithë provojnë të na i marrin tokat, por nëse ne nuk mundemi ta mbrojmë atdheun tonë me fuqinë tonë morale, do ta mbrojmë me armë dhe nuk do t’i lejojmë armiqtë e Shqipërisë që ta marrin asnjë pëllëmbë të territorit tonë.’
Duke iu referuar këtyre fjalëve, Gjergj Qiriazi, njëri nga pjesëmarrësit e Kongresit, shkroi: ‘Nuk mund t’i përshkruaj lehtë këshillat e vlefshme që na i dha Fishta. Ishin aq të rëndësishme sa që të krishterët dhe myslimanët nuk mundën t’i ndalnin lotët. Kur At Gjergj Fishta e përfundoi fjalimin dhe kur po zbriste nga podiumi, hoxhë Hafiz Ibrahim efendiu, i cili e përfaqësonte klubin e shqiptarëve të Shkupit, i doli shpejt përpara, e përqafoi dhe e puthi duke i rrjedhur lotët nëpër faqe. Kjo skenë që ndodhi në prezencë të diku rreth 300 deri në 400 njerëz, nga të cilët dy të tretat ishin myslimanë, la përshtypje jashtëzakonisht të thellë te të gjithë ne.” (Marrë nga libri: ‘National Education During Albanian Reneaissance’, faqe 231-2, të autorit Hysni Myzyri)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie nga Franz Kafka: Zoti t'i jep arrat, por nuk t'i thyen ato!
Edicioni i pestë i Kolonisë Letrare “Muzat e Jezercit”
Titujt në gazetat e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre