LAJMI I FUNDIT:

Mbappe përkrahë Benzeman për Topin e Artë, zgjedh top treshen e këtij viti

Mbappe përkrahë Benzeman për Topin e Artë, zgjedh top treshen e këtij viti

Kylian Mbappe ka thënë se ky vit ka qenë i Karim Benzemas, ndërsa beson fuqishëm që një ditë do ta fitojë edhe vetë.

Francezi ka vazhduar qëndrimin e tij te PSG, ndërsa ka vlerësuar lartë Karim Benzeman për edicionin e fundit.


“Benzema favorit? Sigurisht, ai është 34-vjeçar, ka pasur sezonin jetësor dhe ka fituar gjithashtu trofeun e Ligës së Kampionëve. Nëse do të isha në vend të Karimit dhe nuk do ta fitoja, nuk do të mendoja më asnjëherë për Topin e Artë”, ka thënë Mbappe.

Tutje ai shtoi se një ditë do ta fitojë edhe vet ‘Topin e Artë’ pavarësisht që nuk kaloi te Real Madridi.

“Real Madridi është një makineri e Topave të Artë dhe kjo duhet të pranohet. Por, nuk është klubi që ju siguron Topin e Artë, jeni ju i pari dhe unë jam i bindur se do ta fitoj një ditë në Paris”, ka thënë ai.

Tutje Mbappe zgjodhi edhe treshen që do të jetë në podium këtë vit.

“Top treshja ime për Topin e Artë janë Benzema, unë dhe Mane”, përfundoi francezi. /Telegrafi/