LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në Ferizaj edhe sot vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

Prokuroria në Ferizaj edhe sot vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës
Foto: Arkiv/Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica.

Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.


Aksioni "Brezovica", rreth 30 të arrestuar deri tani, zyrtarë e ish zyrtarë të ministrive - të sekuestruara para dhe prona
Lexo po ashtu Aksioni "Brezovica", rreth 30 të arrestuar deri tani, zyrtarë e ish zyrtarë të ministrive - të sekuestruara para dhe prona

Ndryshe, aksioni në zonën e Brezovicës është zhvilluar edhe të hënën.

Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 3”: Tetë të arrestuar, konfiskohen armë, fishekë dhe një veturë
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 3”: Tetë të arrestuar, konfiskohen armë, fishekë dhe një veturë

Ndërkaq, nga ky aksion që është zhvilluar disa herë në këtë pjesë ka mbi 30 të arrestuar. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit, dhënia e ryshfetit, marrja e ryshfetit dhe Falsifikimi i dokumenteve, etj. /Telegrafi/