LAJMI I FUNDIT:

Aksioni “Brezovica”, rreth 30 të arrestuar deri tani, zyrtarë e ish zyrtarë të ministrive – të sekuestruara para dhe prona

Aksioni “Brezovica”, rreth 30 të arrestuar deri tani, zyrtarë e ish zyrtarë të ministrive – të sekuestruara para dhe prona
Foto: Arkiv

Që në dhjetor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës se bashku me Prokurorinë Themelore të Ferizajt kanë nisur aksionin “Brezovica”, ku deri tani nën pranga janë vënë rreth 30 persona, përfshirë këtu ish kryetarin e komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, zyrtarë tjerë të kësaj komune, e po ashtu zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës,  nën pranga u vënë edhe pronar të kompanive të ndryshme ndërtimore.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se personat që janë arrestuar dyshohen për për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit, transmeton Telegrafi.


Aksioni “Brezovica” kishte filluar më 21 dhjetor të vitit 2021, ku nga aksioni i parë rezultuan të arrestuar 10 persona, në mesin e tyre ishte edhe ish kryetari i Komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliq dhe nëntë zyrtarë tjerë të kësaj komune.

Për ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, Prokuroria kishte njoftuar se dyshon se ka përfituar 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtim të vilave në zonën e Brezovicës.

Në aksionin e 21 dhjetorit ishin bastisur 10 lokacione në regjionin e Ferizajt, Prishtinës dhe në Shtërpcë, ku janë sekuestruar para, armë, vetura si dhe disa dokumentacione.

Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.

Vazhdimi i aksionit “Brezovica” – 6 janar 2022

Pas aksionit të 21 dhjetorit, Policia vazhdoi aksionin “Brezovicës” më datën 6 janar.

Gjatë operacionit të 6 janarit u arrestuan edhe 10 persona, ndërkaq në pranga si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit kanë përfunduar ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku dhe Bedri Halimi, kryeinspektor në këtë ministri.

Policia gjatë aksionit më 6 janar, kishte bastisur nëntë lokacione në tri komuna, në Ferizaj, Shtërpcë dhe Prishtinë dhe disa zyre në Ministrinë e Mjedisit.

Prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Rasim Maloku, kishte thënë se aksioni i filluar në Brezovicë do të vazhdojë.

Ai më 6 janar kishte deklaruar se dhe pesë persona të tjerë në këtë rast nuk janë gjendur në shtëpi në momentin kur janë kërkuar nga policia.

“Më e rëndësishmja është se gjatë zhvillimit të hetimeve, nga të dhënat financiare që kemi siguruar nga bankat që posedojnë të pandehurit dhe familjarët e tyre kemi ngrirë rreth 6 milionë euro. Shumica e këtyre mjeteve janë të vetë të pandehurve kurse një pjesë e tyre janë të familjarëve që dyshohet se janë përfituar si dobi pasurore nga veprat penale”, ka thënë Maloku përcjell Telegrafi.

“Brezovica 3”, vazhdimi i aksionit – 3 mars 2022

Pas 22 personave që u arrestuan në dy aksionet e mëhershme, Policia vazhdoi aksionin edhe me datën 3 mars.

Siç njoftoi Prokuroria e Ferizaj, deri tani janë arrestuar shtatë persona, dhe janë bastisur 12 lokacione.

Bastisjet janë bërë  në 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Prokuroria njofton se, deri më tani janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.

Ndryshe, për aksionet në Brezovicë ishte deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai kishte pohuar se do ta luftojnë krimin në çdo vend.

“Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë krimin në çdo cep të vendit, sot u zhvillua suksesshëm aksioni i Policisë së Kosovës ndaj krimeve me ndërtime që kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të maleve në zonën e Brezovicës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori