Të mbushura plot me pushues, në plazhet e Durrësit këtë të diel nuk pati skafe apo motora uji në det.
Një urdhër policor për kontrollin e të gjitha vendbazimeve dhe mjeteve motorike bllokoi daljen e tyre në det, duke lënë të pakënaqur subjektet e licencuara për këtë aktivitet.
“Këto ditë kanë qenë kontrollet më intensive. Çdo ditë një kontroll dhe kemi dalë në rregull… thjesht presim dhe një përgjigje për kontrollin që do të bëhet sot se si do të vazhdojë situata”, tha një pronar vendbazimi.
Nëse ky bllokim i mjeteve të ujit për qëllime argëtimi zgjat, subjektet shprehen se situata do t’i dëmtojë ekonomikisht, pasi dhe pak javë kanë mbetur nga sezoni turistik.
“Dëmtohemi sepse turizmi dhe 3 javë është. Ne këto ditë presim që të paguajmë shpenzimet që kemi.
Shpresoj që të mos vazhdojë gjatë. Kush është i licencuar dhe brenda rregullave të vazhdojë të punojë, të tjerët të bllokohen. Nuk jemi për paligjshmëri, po ligji të zbatohet njësoj për të gjithë.”
Ndryshe nga operatorët turistikë që ofrojnë argëtim në det përmes motorëve dhe gomoneve, pushuesit sot janë ndjerë më të sigurtë.
Velipoja:
Prej 1 jave, mjetet lundruse në Velipojë ndalohen për të dale në det prandaj drejtuesit e tyre kërkojnë një shpjegim zyrtar nga ana e policisë.
Qytetaret thonë se gjatë kësaj jave kanë qenë me të qetë por kërkojnë një të mesme të përbashkët që ato të punojnë.
Zgjidhja sipas tyre është ndarja me zona siç ndodh në Malin e Zi dhe gjobat që shkojnë deri në 2000 euro nëse mjeti motorik kalon kufirin ndarës me pushuesit.
Në të gjithë Velipojën janë 6 subjekte të cilat lëshojnë me qera rreth 15 mjete lundruese jet ski./tch
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare