Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e paraburgimit në gjykatën kompetente për të pandehurit M.K., dhe A.B., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se sipas kërkesës, të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje me qëllim që vetes t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme i kanë vënë në lajthim një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh, tani të dëmtuar.
“Përmes Agjencisë Turistike ‘Prishtina Jet’, u kanë shitur të dëmtuarve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e perëndimit për në Kosovë, duke ju ofruar oferta për blerje të biletave fiktive me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi real, të cilat fluturime kanë qenë fiktive dhe si të tilla nuk janë realizuar përkundër pagesave që janë bërë nga të dëmtuarit, çka me këtë përpos dëmeve të mëdha financiare, të dëmtuarve dhe familjarëve të tyre u kanë shkaktuar edhe maltretime psiqike duke i braktisur dhe lënë nëpër aeroporte të ndryshme të perëndimit pa i realizuar fluturimet e premtuara rrejshëm nga të pandehurit”, thuhet në njoftim.
Tutje sipas njoftimit, të pandehurit në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga nenin 323 të KPRK-së.
“Ndërsa, i pandehuri M.K., në cilësinë e personit përgjegjës të subjektit afarist të lartcekur, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka bërë shmangie nga pagesa e tatimeve të parapara me legjislacionin tatimor në Kosovë, në atë mënyrë që i njëjti nuk i ka deklaruar saktë të hyrat dhe arkëtimet e realizuara nga qarkullimi i biznesit të tij te organet kompetente, respektivisht te ATK-ja. Me këtë, i pandehuri kishte për të kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga nenin 307 të KPRK-së”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar sot se prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e paraburgimit në gjykatën kompetente për të pandehurit M.K., dhe A.B., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Bastisje në Manastir, ndalohet një 48-vjeçar
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe