Një deklaratë e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, për rrëzimin e qeverisë Kurti ka nxitur reagime. Nga Lëvizja Vetëvendosje po thonë se ata nuk janë pjesë e koalicionit dhe nuk kanë fuqi, kurse njohës të rrethanave politike e juristë janë pro shkarkimit nga posti i ministrit të kryetarit të Listës Serbe.
“Qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti”, kështu tha sot Goran Rakiqi – kryetar i Listës Serbe, që në Qeverinë e Kurtit e drejton Ministrinë për Kthim dhe Komunitete.
Ulësja e tij në qeverinë e Kosovës është një obligim kushtetues, për çka po duket se ekzekutivi i ka duart e lidhura të veprojë kundrejt tij.
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, që është anëtar i Komisionit parlamentar për Siguri, thotë se deklaratat e Listës Serbe janë të njëjtat me ato të opozitës në vend.
“Ata e kanë shprehur që duan ta rrëzojnë qeverinë Kurti por mundësitë janë të vogla. Për opinionin publik duhet të sqarohet se ne nuk jemi në koalicion dhe ata nuk i kanë numrat që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti. Po i shohim edhe deklaratat e opozitës që pothuajse janë në sinkron me deklaratat e Listës Serbe”, ka thënë Bajqinovci.
E, sipas shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, pavarësisht çfarë masash mund të merren ndaj Rakiqit, Lista Serbe do të ketë një ministër në Qeveri.
“Duhet të menaxhojmë në këtë rrethanë situatën në një mënyrë që të shkaktojmë më së paku pasoja për funksionimin e shtetit. Situata me Ministrin Rakiq mund të definohet por që prapë duhet të jetë Lista Serbe pasi që janë të vetmit përfaqësues të komunitet serbë në Kuvendin e Kosovës që duhet ta propozojë një ministër tjetër”, ka deklaruar Kusari Lila.
Megjithëse deklaratat për rrëzim të qeverisë i vlerëson lojëra politike, shkarkimi i Rakiqit duhet të ndodhë, sipas analistit Milazim Krasniqi.
“Më kujtohet Isa Musatafa për një deklaratë e ka shkarku Jabllanoviqin nga pozita e ministrit. Kurti thjesht po e dëmton imazhin e vet, sepse po tregohet i paguximshëm. Veprimet e Goran Rakiqit kanë qenë subversive. Kanë shku i kanë blloku rrugët dhe ka thirr për bojkot e për rebelim. Kështu që momenti ka kaluar që ai do duhet të shkarkohej”, ka thënë Krasniqi.
E as akti më i lartë juridik nuk e ndalon shkarkimin e tij.
“Kushti për me pas një ministër nga komuniteti serb përfundon në momentin kur të emërohet qeveria. Ai kusht nuk e obligon rrëzimin e qeverisë, nuk e imponon rënien e qeverisë, sepse kushti është akumulua në momentin kur është kriju qeveria”, ka thënë juristi Shkëlzen Sopjani.
Lista Serbe përveç që përfaqësohet në Qeverinë e Kosovës me ministrin për Kthim dhe Komunitete, ka po ashtu edhe dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës