LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Donis Avdijaj bëhet me skuadër të re, prezantohet te Zurichu

Zyrtare: Donis Avdijaj bëhet me skuadër të re, prezantohet te Zurichu

 Donis Avdijaj është larguar nga futbolli austriak ku shkëlqeu së fundmi me skuadrën TSV Hartberg.

Sulmuesi kosovar zhvilloi 23 ndeshje në total për klubin austriak ku realizoi shtatë gola dhe bëri dy asistime.


25-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Zvicër, ku tanimë është prezantohet nga kampioni në fuqi i shtetit helvetik, FC Zurich.

Avdijaj ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Zurichun dhe do të jetë pjesë e bardhekaltërve deri në qershor të vitit 2025.

“Donisi ka aftësi të shkëlqyera futbolli. Ai mund të përdoret në pozita të ndryshme në sulm dhe gjithashtu ka cilësi të mëdha në përfundim të aksioneve. Jemi të lumtur që e kemi në radhët tona”, ka deklaruar Marinko Jurendic, shefi i sportit në FC Zurich.

Donis Avdijaj duke festuar një gol me fanellën e skuadrës austriake Hartberg

Reprezentuesi kosovar do të gjej shumë shqiptarë tek kampioni në fuqi i Zvicrës.

Përveç Avdijajt që sot kompletoi transferimin, te Zurichu paraqitën edhe Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili dhe Bledian Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori