LAJMI I FUNDIT:

Dalin prapaskenat se si Lewandowski u bind që të transferohej te Barcelona

Dalin prapaskenat se si Lewandowski u bind që të transferohej te Barcelona

Robert Lewandowski ka konfirmuar se Xavi ishte një faktor vendimtar në vendimin e tij për t’iu bashkuar Barcelonës.

Reprezentuesi polak shkaktoi shumë bujë të madhe transferimi pasi konfirmoi qëllimin e tij për t’u larguar nga Bayern Munich në qershor.


Pavarësisht se kishte një vit të mbetur nga kontrata e tij, ish-ylli i Borussia Dortmund ishte i vendosur të vazhdonte, me Barcelonën zgjedhja e tij e parë.

Paga e Robert Lewandowskit te Barcelona: Sa do të fitojë polaku në orë, ditë, javë, muaj dhe vit
Lexo po ashtu Paga e Robert Lewandowskit te Barcelona: Sa do të fitojë polaku në orë, ditë, javë, muaj dhe vit

Dy klubet më në fund kanë arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit 33-vjeçar përpara sezonit 2022/23.

Lewandowski do të nënshkruajë marrëveshjen e tij me La Blaugranat në ditët në vijim dhe do të bashkohet me shokët e tij të rinj në turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara.

Si pjesë e një interviste ekskluzive me gazetën gjermane Bild, Leëandoëski zbuloi detajet pas sagës së transferimeve dhe rëndësinë e zgjedhjes së tij për t’u larguar nga Bayerni.

Pesë formacionet se si sulmi i Barcelonës mund të duket në edicionin 2022/23 - shumë opsione për Xavin
Lexo po ashtu Pesë formacionet se si sulmi i Barcelonës mund të duket në edicionin 2022/23 - shumë opsione për Xavin

“Ky është vendimi më i rëndësishëm i jetës sime”, deklaroi ai. “Dua të shkoj dhe të fitoj shumë tituj me Barcelonën.

“Kam takuar Xavin në Ibiza dhe ai më tha se do të më priste dhe do të fitojmë shumë tituj së bashku”.

Lewandowski u dërgon mesazh drejtuesve të Bayernit në prag të kalimit te Barcelona
Lexo po ashtu Lewandowski u dërgon mesazh drejtuesve të Bayernit në prag të kalimit te Barcelona

Lewandowski pritet të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare në Camp Nou, por spekulimet kanë vazhduar mbi shumën përfundimtare që Barcelona do t’i paguajë Bayern Munich për të.

Diario AS raporton se marrëveshja përfshin një tarifë fillestare prej 45 milionë euro, me 5 milionë euro nëse Barcelona kualifikohet në Ligën e Kampionëve në vitin 2023, plus 10 milionë euro nëse ai përfundon sezonin në Barcelonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori