Veprimtari shqiptar në SHBA dhe ish-ushtari i UÇK-së Uk Lushi i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të LVV-së, Florin Krasniqi, në raport me marrëdhëniet e kryeministrit Albin Kurti me Uashingtonin.
Lushi përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk është në interesin e shqiptarëve të cilësohet Kurti si anti-amerikan.
“Të sulmosh përfaqësuesit e shqiptarëve si anti-amerikanë është jo vetëm e pasaktë, por është edhe anti-shqiptare. Populli shqiptar si tërësi është pro-amerikan dhe e kupton që vlerat dhe interesat amerikane dhe shqiptare janë konvergjente gati në çdo aspekt”.
Ish-pjesëtari i Bataljonit Atlantiku ka thënë se Kurti nuk është anti-amerikan, pasi sipas tij shqiptarët nuk kanë vota për anti-amerikanët.
“E njëjta vlen edhe për KM Albin Kurti. I pari i qeverisë së Kosovës nuk është anti-amerikan. Elektorati shqiptar askund në Ballkan nuk i jep vota dikujt që aktualisht nuk është pro-amerikan. Kurti ka metodat e tij të të bërit politikë”.
Sipas Lushit Kurti mund të kritikohet për qeverisje, por jo edhe për duke përdorur (anti) amerikanizmin.
“Amerika dhe shqiptarët janë aleatë natyrorë dhe bërthama e kësaj lidhjeje nuk është cenuar asnjëherë. KM Kurti mund të kritikohet për qeverisje, për gabime, mirëpo sulmet kundër tij duke përdorur (anti) amerikanizmin, janë sulme kundër interesit shqiptar”, ka shkruar tutje Lushi.
Ndryshe, në Debat Plus, ish-deputeti i LVV-së Florin Krasniqi ka akuzuar Kurtin për prishje të raporteve shtetërore me Amerikën.
Sipas Krasniqit, i cili poashtu jeton dhe vepron në SHBA, Kurti nuk është i mirëpritur në Amerikë nga strukturat e larta të Departamentit të Shtetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore