LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner pozon me atletet që Travis Scott po lanson në bashkëpunim me Dior – mbështet rikthimin e tij pas tragjedisë në “Astroworld”

Kylie Jenner pozon me atletet që Travis Scott po lanson në bashkëpunim me Dior – mbështet rikthimin e tij pas tragjedisë në “Astroworld”

Kylie Jenner ndezi Instagram Story-t të martën për të treguar një palë atlete që i dashuri i saj, reperi Travis Scott po publikon në bashkëpunim me Dior.

Postimi i saj ishte një gjest mbështetjeje teksa Travis po kthehet në karrierë pasi një rrëmujë vdekjeprurëse mori 10 jetë në performancën e tij në festivalin “Astroworld” vitin e kaluar.


Si pjesë e kthimit të tij në qendër të vëmendjes, ai dhe Dior do të lansojnë atletet e tyre B713 sot (e mërkurë), kështu që Kylie modeloi këpucët të martën për t’i reklamuar para lansimit.

Ajo gjithashtu pozoi  në një bluzë të shkurtër që theksonte format e saj të mahnitshme.

Dior vendos më në fund të lansoj koleksionin me Travis Scott pas tragjedisë në Astroworld
Lexo po ashtu Dior vendos më në fund të lansoj koleksionin me Travis Scott pas tragjedisë në Astroworld

Kylie ndan dy fëmijë me Travis, një vajzë katërvjeçare të quajtur Stormi dhe një djalë të lindur këtë shkurt, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.

Në nëntor, kur Kylie ishte shtatzënë me djalin e tyre, ajo mori pjesë në “Astroworld”, ku ndodhi një përplasje vdekjeprurëse e trupave. /Telegrafi/