LAJMI I FUNDIT:

Dior vendos më në fund të lansoj koleksionin me Travis Scott pas tragjedisë në Astroworld

Dior vendos më në fund të lansoj koleksionin me Travis Scott pas tragjedisë në Astroworld

Marka franceze e modës Dior më në fund është gati të publikojë bashkëpunimin e saj me Travis Scott.

Një burim i tha Page Six se bashkëpunimi do të jetë i disponueshëm në dyqane të enjten.


Në dhjetor, Dior mori vendimin të ndalonte koleksionin – i cili erdhi nga një bashkëpunim mes Drejtoreshës Kreative të Dior Men, Kim Jones dhe Scott, i cili drejton shtëpinë krijuese Cactus Jack – pas tragjedisë Astroworld.

10 persona, përfshirë një djalë 9-vjeçar, humbën jetën në festivalin muzikor të reperit në Houston në nëntor 2021, pasi njerëzit nxituan në skenën e vendit tashmë të mbushur plot.

Travis Scott dhuron performancën e parë televizive në ‘Billboard Music Awards 2022’ që nga tragjedia e Astroworld
Lexo po ashtu Travis Scott dhuron performancën e parë televizive në ‘Billboard Music Awards 2022’ që nga tragjedia e Astroworld

300 të tjerë u plagosën gjatë ngjarjes.

Pas ngjarjeve tragjike, Dior tha për WWD në dhjetor, “Në respekt për të gjithë të prekurit nga ngjarjet tragjike në Astroworld, Dior ka vendosur të shtyjë pafundësisht lansimin e produkteve nga bashkëpunimi Cactus Jack fillimisht të synuara për t’u përfshirë në koleksionin e tij të verës 2022”.

Travis Scott kritikohet ashpër nga familja e viktimës së “Astroworld” pasi u pa me Bugatin e tij me vlerë mbi pesë milionë euro
Lexo po ashtu Travis Scott kritikohet ashpër nga familja e viktimës së “Astroworld” pasi u pa me Bugatin e tij me vlerë mbi pesë milionë euro

Bashkëpunimi u njoftua për herë të parë në qershor 2021 dhe do të jetë hera e parë që marka punon me një muzikant.

Sidoqoftë, shtyrja e koleksionit të Scott ishte shqetësimi më i vogël i tij – duke parë se 400 padi u ngritën kundër tij, Live Nation dhe të tjerëve, duke i akuzuar ata për neglizhencë.

Për këtë fustan Dior Haute Couture u deshën 800 orë punë
Lexo po ashtu Për këtë fustan Dior Haute Couture u deshën 800 orë punë

Në dhjetor 2021, reperi pohoi në një intervistë se “nuk i dëgjoi” britmat e fansave të tij dhe “1000 për qind” bëri gjithçka që mundi për të shmangur tragjedinë. Ai shtoi se synon të kuptojë saktësisht se çfarë shkoi keq. /Telegrafi/