LAJMI I FUNDIT:

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Njerëzit ose do të tradhtojnë ose do të qëndrojnë besnikë, por ta zbuloni se cilës kategori i përket burri juaj, mund të jetë paksa e vështirë.

Megjithatë, ekspertët kanë zbuluar një metodë e cila mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse partneri është tradhtar apo jo: përgjigja është te duart tuaja! – transmeton Telegrafi.


Sekreti i cili e zbulon një tradhtar gjendet në gjatësinë e gishtit tregues.

Sipas studimit nga Universiteti i Oksfordi dhe Universiteti Northumbria, meshkujt dhe femrat kryesisht ndahen në dy grupe: ata të cilët i pëlqejnë lidhjet e shpejta dhe afatshkurta, si dhe ata të cilët e preferojnë dashurinë afatgjate.

Ndërsa pasi shumica e të anketuarve kishin treguar se nuk janë besnikë ndaj partnerit, hulumtuesit britanikë kishin zbuluar se aq më i shkurtë që është gishti tregues i një personi në relacion me gishtin e unazës, aq më i prirë për të qenë tradhtar është ai.

Ndërsa njerëzit të cilët gishtin tregues me gishtin e unazës i kanë të barabartë për nga gjatësia, thuhet se janë më besnikët dhe se u pëlqejnë lidhjet afatgjate. /Telegrafi/