LAJMI I FUNDIT:

Conte: Spursat do të konkurrojnë për të gjitha trofetë

Conte: Spursat do të konkurrojnë për të gjitha trofetë
(Foto: Instagram/antonioconte)

Antonio Conte dëshiron që Tottenham Hotspur të konkurrojë për katër trofe në sezonin 2022/2023, mirëpo e ka bërë të qartë se duhen transferime të reja që kjo të ndodhë.

Spursat kanë bërë pesë nënshkrime të reja deri më tani për përforcimin e skuadrës para rikthimit në Ligën e Kampionëve.

Klubi anglez e ka transferuar Richarlisonin (Everton), Yves Bissouma (Brighton), Clement Lenglet (huazim nga Barcelona) dhe Ivan Perisic e Fraser Forster si lojtarë të lirë.


Edhe pse është i kënaqur për transferimet e reja, Conte dëshiron akoma lojtarë të rinj, në mënyrë që të konkurrojë për trofe në sezonin e ardhshëm.

(Foto: Instagram/antonioconte)

“Plani ynë ishte shumë i qartë për pozitat që kishim nevojë të përmirësoheshim. Ia arritëm, klubi u angazhua shumë mirë në këtë afat kalimtar…”.

“Ishte gjë e mirë transferimi i shpejtë i pesë lojtarëve. Dhe tash do të shohim. Gjithmonë duam ta përforcojmë skuadrën nëse ekziston mundësia”.

“Duam të përforcohemi numerikisht, sepse është vështirë të luash në katër gara. Nevojitet skuadër shumë e mirë, numerike dhe cilësore. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Në muajt në vijim, nëse ekziston mundësia ta përforcojmë skuadrën, do ta bëjmë”, u ka thënë strategu italian gazetarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Kalo në kategori