Tottenham Hotspur pritet të paraqitet në sezonin e ri 2022/23 me një formacion thuajse gjysmë të freskuar nga sezoni i fundit.

Klubi londinez nuk ka qëndruar duarkryq këtë verë, pasi drejtuesit e Spurs duan ta përforcojnë skuadrën e Antonio Contes pasi siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Kur jemi vetëm në fillim të afatit kalimtar veror, klubi londinez ka kompletuar plot katër transferime.

Zyrtare: Richarlison, lojtar i ri i Tottenham Hotspur Zyrtare: Richarlison, lojtar i ri i Tottenham Hotspur

Ivan Perisic, Yvec Bissouma dhe Richalirson janë tri transferimet e mëdha, ndërsa Spurs kanë marrë edhe Fraser Forster si portier rezervë.

Megjithatë, Tottenhami synon të transferojë edhe Clement Lenglet nga Barcelona për të kompletuar formacionin dhe dëshirat e Contes.

Reklama

Por, si do të luajë Spurs me gjithë këto transferime dhe si do të duket formacioni i Contes në sezonin 2022/23.

Reklama

Tottenhami i Contes pritet ta ketë një fytyrë të re

Faqja e njohur sportive GiveMeSport ka publikuar formacionin e mundshëm të Spurs për sezonin e ri, ku katër transferimet pritet të luajnë titullarë në një rreshtim 3-4-3.

Aty pritet të luajë edhe yjet si Harry Kane, Heung-min Son, Hugo Lloris dhe Cristian Romero, ndërsa emra si Dejan Kulusevski dhe Pierre-Emile Hojbjerg pritet të mbesin në bankën rezervë.

Formacioni i mundshëm i Spurs në sezonin 2022/23

/Telegrafi/