LAJMI I FUNDIT:

Pas disa muajsh ndërprerje dhe bombardimesh nga agresioni rus, merret vendimi se kur rifillon kampionati në Ukrainë

Pas disa muajsh ndërprerje dhe bombardimesh nga agresioni rus, merret vendimi se kur rifillon kampionati në Ukrainë

Ukraina është gati të rinisë kampionatin e futbollit, edhe pse luftimet ndaj forcave ruse vazhdojnë të zhvillohen në shumë pjesë të shtetit.

Liga e Futbollit të Ukrainës, bëri të ditur më 27 prill ndërprerjen përfundimtare të kampionatit për shkak të zgjatjes së statusit të gjendjes ushtarake në vend.


Renditja përfundimtare mbeti ajo e 24 shkurtit 2022, teksa u vendos të mos jepej trofeu i titullit për Shakhtar Donetsk, që kryesonte me dy pikë mbi Dinamon e Kievit.

Gjendje e mjerueshme në futbollin ukrainas, por nuk po e bën vetëm agresioni rus - shefi i Shakhtarit thotë se agjentët po e shkatërrojnë klubin e tyre
Lexo po ashtu Gjendje e mjerueshme në futbollin ukrainas, por nuk po e bën vetëm agresioni rus - shefi i Shakhtarit thotë se agjentët po e shkatërrojnë klubin e tyre

Ndërkohë, ministri i Rinisë dhe Sportit të Ukrainës, Vadym Gutzai deklaroi ditën e sotme se kampionati do të rifillojë më 23 gusht.

”Ndeshjet do të zhvillohen në territorin kombëtar, pa tifozë, me lejen e administratave ushtarake lokale dhe me respektimin e detyrueshëm të të gjitha rregullave të sigurisë”.

“Rajonet e identifikuara për të luajtur ndeshje janë ato të Lvivit, Kievit, Transkarpatias dhe Ternopilit. Por në rast alarmi për sulm ajror? E thjeshtë, ndeshjet do të pezullohen dhe lojtarët, trajnerët e stafi do të duhet të shkojnë me shpejtësi në vendet e strehimit”, bëri të ditur ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori