Në momentin kur një fëmijë mbushë moshën pesë apo gjashtë vjeçare, prindërve iu fillon brenga se a është ajo koha e duhur, që fëmija i tyre ta fillojë shkollimin apo jo. Ka mendime nga më të ndryshmet, lidhur me moshën e duhur kur një fëmijë duhet ta fillojë shkollimin.
Psikologu Yll Avdijaj, tregon se si duhet të matet pjekuria e një fëmije që ai ta fillojë shkollën. Avdijaj për Telegrafin thekson se fillimi i shkollës te fëmijët nuk duhet të matet me vite, sipas tij një fëmijë duhet të fillojë shkollimin në kohën kur ai është pjekur mentalisht për një gjë të tillë.
“Zakonisht në mënyrën që jemi mësuar deri tash dhe në traditën tonë, shikohet mosha gjashtë ose shtatë vjet, edhe pse ka fëmijë që prindërit i regjistrojnë në shkollë në moshën pesë vjeçare. Pra gjithmonë fokusi është te mosha, pra në momentin që fëmija e ka arritur këtë moshë, konsiderohet që ka arritur shkallën kur duhet të regjistrohet në shkollë”, vlerëson psikologu Avdijaj.
Ai tutje shtoi se regjistrimet e zakonshme që janë bërë pra nga mosha gjashtë apo shtatë vjeç shpesh herë kanë rezultuar jo të përshtatshme, sepse fëmia nuk ka arritur t’i përballojë përgjegjësisë e klasës së parë.
“Shpeshherë këto regjistrimet e rëndomta që janë bërë në moshat gjashtë dhe shtatë vjeç nuk është parë një dimension tjetër e ajo është arritja e zhvillimit te fëmijës se sa është në gjendje fëmija t’i përballojë ato mësime me të cilat ai duhet të përballet me të hyrë në klasë të parë”, shtoi ai.
Se fëmijët duhet t’i nënshtrohen testit të njohurive përpara regjistrimit në shkollë, e pohon edhe psikologu Avdijaj.
“Fëmijëve përpara regjistrimit duhet të iu bëhet një testim psikologjik tek shkollat që kanë psikolog brenda do të duhej një testim për ta parë se a janë pjekur kushtet dhe a janë ata fëmijë aq të pjekur sa ta fillojnë klasën e parë. Janë disa teste që aplikohen me fëmijët dhe shikohet kuptueshmëria e tyre”, deklaroi Avdijaj.
Mirëpo, në shumë shkolla të zonave rurale të Kosovës nuk ka psikolog për testim të njohurive të nxënësve.
E kjo sipas Avdijajt, mund të ketë edhe pasoja te nxënësit sepse ata mund të shndërrohen edhe në objekte bullizimi te klasa e tyre, për shkak të mos njohurive si pasojë e moshës së tyre.
“Kjo gjë është dashur të organizohet përmes shkollave dhe jo në mënyrë private. Ky është një sistem i shkollës ku shkolla i pranon këta nxënës. Nëse nuk konsultohet psikologu shkollorë, do të ketë shumë pasoja me fëmijët. Ata fëmijë që kanë arrit moshën gjashtë apo shtatë vjeç dhe nuk janë të gatshëm për shkollë do të përballen me presion si nga prindërit si nga mësimdhënësit. Ai fëmijë mund të bëhet edhe objekt i bullizimit për shkak të vështirësive që ai hasë në të kuptuar dhe në të mësuar. Ai automatikisht do të bëhet ajo ‘delja e zezë’ në klasë si një nxënës që nuk mëson dhe nuk dinë”, u shpreh psikologu.
Mirëpo, nëse një fëmijë arrin moshën nëntë vjeçare dhe ende nuk i ka njohuritë e duhura për të filluar shkollën. Sipas psikologut Avdijaj, për këto raste specifike do të duhej të ekzistonte një shkollë e veçantë e cila do t’iu ndihmonte këtyre fëmijëve në aspektin njohës.
“Nëse një fëmijë e arrin moshën nëntë vjeçare dhe aftësitë e tij janë të njëjta me të një fëmie që ka moshën më të vogël, mendoj që duhet të ketë një shkollë të veçantë. Kjo për arsye se nëse ai kyçet në një ambient ku të gjithë janë më të vogël se ai prapë do të jenë rrethana jo të pëlqyeshme për atë fëmijë”, tha ai.
Në fund, Avdijaj thotë se në këtë aspekt prindërit në Kosovë janë të ndikuar nga shoqëria dhe iu vije turp kur fëmija i tyre ka ngecje.
“Në aspektin real është ajo se çka zakonisht ndodhë, në rastet kur fëmijët janë më ngecje dhe retardime ndodhë kalimi nëpër klasa dhe kjo ndodhë si pasojë e politikave që prindërit i bëjnë me mësimdhënësit, statusit social dhe personalitetit të prindit që ai e ka në shoqëri. Ne jemi të prirë të ndikohemi edhe nga aspekti social, pra nuk dëshirojmë që të afërmit e tonë të dinë se fëmija ynë është me ngecje apo i vonua. Pra është presioni social ky që padyshim i njëjti është në dëm të fëmisë tonë”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje