Çështja e Manastirit të Deçanit është rikthyer sërish temë diskutimi, pas përplasjeve të fundit të Qeverisë së Kosovës me organizatën Europa Nostra, pasi që kjo e fundit e ka konsideruar të rrezikuar Manastirin e Deçanit.
Ministrat Liburn Aliu e Hajrulla Çeku në një takim që kishin pasur me përfaqësuesit e kësaj organizate ku kishin kërkuar që Europa Nostra t’i kërkojë falje Kosovës për konstatimin e bërë.
“Bashkarisht me Ministrin Çeku, deklaruam se insistimi për “rrezikun” ndaj Manastirit të Deçanit, është edhe një dëshmi për qasjen jo-profesionale, politikisht të ndikuar të organizatës Europa Nostra, dhe ritheksuam edhe njëherë që Europa Nostra i detyrohet me kërkim falje dhe kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj reputacionit të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, kishte njoftuar Aliu.
Lidhur me këtë së fundmi ka reaguar, Manastiri përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter.
“Institucionet e Kosovës pretendojnë se Manastiri i Deçanit gëzon mbrojtje të plotë ligjore dhe kërkojnë një kërkimfalje nga Europa Nostra. Ata harrojnë se për 6 vite me radhë injorohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën e manastirit dhe marrëveshja për Këshillin e Monitorimit të Zbatimit për një rrugë anësore rreth zonës së mbrojtur të manastirit”, thuhet në reagim.
#Kosovo institutions claim Dečani #Monastery enjoys full legal protection & request apology from @europanostra. They forget that for 6ys CCourt ruling on the Monastery land is ignored and the signed IMC agreement on a bypass road around the Monastery protective zone is rejected. pic.twitter.com/JIpXdCBDN8
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) July 9, 2022
E reagim ndaj kësaj deklarate të Manastrit të Deçanit, ka bërë Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
Kryetari i kësaj dege, Shkodran Imeraj përmes një reagimi dërguar mediave, ka theksuar se Manastiri i Deçanit, është nder vendet me të sigurta në Kosovë, pasi që objektin dhe zonën për rreth tij e sigurojnë forcat e Aleancës së NATO-së, duke shtuar se ka ardhur koha që sigurinë e Manastirit, të e bëjnë Policia e Kosovës.
“Cilësimet e Organizatës jo-qeveritare (OJQ) “Europa Nostra”, për rrezikshmërinë e Manastirit të Deçanit, nuk janë të qëndrueshme. OJQ “Europa Nostra”, duhet të dije se Manastirin e Deçanit, që nga ndërtimi i tij e deri me sot, e kanë ruajtur dhe siguruar banorët vendas shqiptar. Pra, Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët. Ai monumente rrezikohet vetëm nga politika dashakeqe e kreut të saj, Igumenti Sava Janjiq”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Manastiri i Deçanit, është nder vendet me të sigurta në Kosovë, pasi që objektin dhe zonën për rreth tij e sigurojnë forcat e Aleancës së NATO-së. Tashmë, ka ardhur koha që sigurinë e Manastirit, të e bëjnë Policia e Kosovës.
Cilësimet e Organizatës jo-qeveritare (OJQ) “Europa Nostra”, për rrezikshmërinë e Manastirit të Deçanit, nuk janë të qëndrueshme.
OJQ “Europa Nostra”, duhet të dije se Manastirin e Deçanit, që nga ndërtimi i tij e deri me sot, e kanë ruajtur dhe siguruar banorët vendas shqiptar.
Manastiri i Deçanit, në të gjitha etapat e historisë sonë, është ruajtur dhe respektuar nga popullsia vendase shqiptare. Me shekuj të tërë Manastiri ka bashkëjetuar dhe vazhdon të qëndroj edhe sot në bashkëjetesë të plotë me popullsinë vendase shqiptare.
Pra, Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët. Ai monumente rrezikohet vetëm nga politika dashakeqe e kreut të saj, Igumenti Sava Janjiç.
Përfaqësuesit e OJQ “Europa Nostra”, duhet me patjetër të vizitojnë lokalitetin arkeologjik “Kulla e Qelisë”, i cili është tepër i rrezikuar nga mos ndërhyrja në te. Mos lejimi nga ana e Manastirit të Deçanit, që institucionet e Kosovës të ndërhynë në lokalitetin arkeologjik “Kulla e Qelisë”, e rrezikon tej masë këtë monumente antik që të zhdukët nga faqja e dheut.
Pra, OJQ “Europa Nostra”, nuk duhet të beje politike me Manastirin e Deçanit. Ajo duhet të qëndroj larg politikës.
Dënojmë ashpër qëndrimin e djeshëm të kreut të Manastirit të Deçanit, Igumenit Sava Janjiç, i cili duke berë reagim në emër të institucionit, kërkon zbatimin e aktgjykimit anti ligjor dhe anti kushtetuesë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktgjykimit i cili bazën e ka në ligjet e kohës së Millosheviçit dhe si i tillë ai vendim nuk duhet të zbatohet ngase do të prodhoj efekt zinxhirë, pra do të jetë precedent i rrezikshëm për Kosovën, ngase në Kosovë janë me dhjetëra kisha politike të cilat i ka ndërtuar shteti serb gjatë viteve 1989-1999 dhe ju ka falur toka gjithnjë duke u bazuar në legjislacionin e dhunshëm të viteve 1989-1999 që ka nxjerrë për Kosovën.
Pra Gjykata Kushtetuese e Kosovës me aktgjykimin e saj të majit të vitit 2016, për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, ka shkelur rende Kushtetutën e Kosovës, respektivisht Nenin 113, paragrafin 7. Si i tillë aktgjykimin i kushtetuesës është anti kushtetuesë dhe anti ligjor me legjislacionin e Kosovës.
Është absurde kërkesa e Igumenti Sava Janjiç, për zbatimin e kinse një marrëveshje (ujdie) të disa viteve me parë, me të cilën institucionet e Kosovës duhet të devijojnë rrugën e cila bie kah Manastirit i Deçanit.
Devijimi i rrugës sipas kërkesave të Manastirit të Deçanit nuk duhet të pranohet nga institucionet e Kosovës, ngase është e papranueshëm devijimi i rrugës, sepse me mija vjet rruga ka qenë e kalueshme dhe e qasshme për qarkullim ajo që kalon në afërsi të Manastirit.
Tentimi i Igumenti Janjiç, për të devijuar rrugën me ndërtimin e një traseja të re kah pjesa e Isniqit dhe kah pjesa e grykës së Lloqanit, dhe mos lejimi i kalimit të njerëzve dhe automjeteve në rrugën ekzistuese është tentim i qartë për të i hapur mundësinë e futjes në geto Manastirit dhe krijimin e kushteve për themelim e një territori të shkëputur nga juidiksioni i shtetit të Kosovës.
Idesë së kreut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, me të madhe është duke i ndihmuar edhe OJQ “Europa Nostra”, e cila me Manastirin po bën politike hileqare.
I japim mbështetje të plotë dhe të pa rezervë në qëndrimet e saja rreth kësaj teme Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera Republikës, të cila si asnjëherë më parë janë tepër parimore në këtë temë.
Përsërisim qëndrimin tonë së kreu i Manastirit, Sava Janjiç, duhet të ndal sa me pare fushatën kundër shtetit të Kosovës, dhe të pranojë shtetësinë e Republikës së Kosovës, e të mos luaj me standardet të dyfishta. Pra ai nuk duhet të luaj me petkun e klerikut, sepse petku i klerikut i takon klerikut e jo politikanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak