LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Të pikëlluar me vrasjen e ish-kryeministrit Abe, ishte mik i Kosovës

Kurti: Të pikëlluar me vrasjen e ish-kryeministrit Abe, ishte mik i Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur i tronditur nga vrasja e ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se Abe ishte lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës.


“Jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e ish kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”, shkruan Kurti.

Sot në orët e mëngjesit, ish kryeministri Shinzo Abe u vra gjatë një fjalimi të mbajtur në një qytet japonez. /Telegrafi/