LAJMI I FUNDIT:

Ajaxi i kërkon Unitedit të paguajë 125 milionë euro për dyshen Antony-Martinez

Ajaxi i kërkon Unitedit të paguajë 125 milionë euro për dyshen Antony-Martinez

Manchester Unitedi do të duhet të paguajë tarifë të kombinuar transferimi prej 125 milionë euro nëse dëshiron të nënshkruajnë me dy yje të Ajaxit.

Djajtë e Kuq janë jashtëzakonisht të etur për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Lisandro Martinez dhe sulmuesin anësor Antony nga klubi holandez.


Të dy lojtarët luajtën nën drejtimin e trajnerit aktual të Unitedit, Erik ten Hag në Ajax sezonin e kaluar dhe pëlqehen shumë nga menaxheri i ri i Djajve të Kuq.

Ajaxi i njofton skuadrat e mëdha për çmimin e brazilianit Antony
Lexo po ashtu Ajaxi i njofton skuadrat e mëdha për çmimin e brazilianit Antony

Sipas mediumi Daily Record, Ajax dëshiron një shumë të kombinuar për të dy lojtarët, nëse United do të përfundojë marrëveshjet.

Klubi i madh holandez kërkon plot 125 milionë euro për të lënë të lirë dy yjet e tij.

Pa Ronaldon, por me Gnabry dhe Antony – Formacioni i mundshëm dhe ai alternativë i Man Utd për sezonin e ri
Lexo po ashtu Pa Ronaldon, por me Gnabry dhe Antony – Formacioni i mundshëm dhe ai alternativë i Man Utd për sezonin e ri

Braziliani Antony vlerësohet me një çmim shumë më të lartë se mbrojtësi argjentinas Martinez.

Ky i fundit kërkohet edhe nga Arsenali, por mendohet se preferon kalimin te Unitedi. /Telegrafi/