LAJMI I FUNDIT:

Pa Ronaldon, por me Gnabry dhe Antony – Formacioni i mundshëm dhe ai alternativë i Man Utd për sezonin e ri

Pa Ronaldon, por me Gnabry dhe Antony – Formacioni i mundshëm dhe ai alternativë i Man Utd për sezonin e ri

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag mund të detyrohet për një riorganizim të skuadrës vetëm një javë pas fillimit të fazës përgatitore pas zbulimit befasues se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, 37-vjeçari Ronaldo bëri kërkesë te drejtuesit e klubit në fillim të kësaj jave, duke kërkuar që të shitet nëse bëhet një ofertë e kënaqshme.

Kjo mund të turbullojë planet e Ten Hag për sezonin e ardhshëm pasi Ronaldo pritej të kryesonte linjën e sulmit pas largimit të Edinson Cavanit.


Fabrizio Romano shpjegon pse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Man Utd dhe ku mund të shkojë më pas
Lexo po ashtu Fabrizio Romano shpjegon pse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Man Utd dhe ku mund të shkojë më pas

Mediumi i njohur SunSport ka hedhur një vështrim se si Djajtë e Kuq mund të rreshtohen nëse ylli portugez largohet, duke marrë parasysh gjithashtu përforcimet e mundshme të verës.

Formacioni i preferuar i Ten Hag në Ajax ishte 4-2-3-1 dhe duke pasur parasysh talentët që Unitedi ka aktualisht në radhët e tyre, nuk do të ishte befasi ta shihet ky rreshtim që nga fillimi i sezonit.

Serge Gnabry i Bayern Munichut dhe Antony i Ajaxit shihen si dy përforcimet që pritet të bëhen këtë verë në Old Trafford, ndërsa synohet edhe Frenkie de Jong i Barcelonës dhe Tyrell Malacia i Feynoord.

City dhe Unitedi gati për ‘luftë’ për transferimin e Gnabryt
Lexo po ashtu City dhe Unitedi gati për ‘luftë’ për transferimin e Gnabryt

Kështu, të katër këta lojtarë do ishin pjesë e formacionit titullarë së bashku me emra tjerë yjesh si Bruno Fernandes, Raphael Varane dhe David de Gea.

Në mesfushë parashihet të rikthehet edhe Doony Van de Beek nga huazimi, ndërsa vend do kishin edhe Harry Maguire, Diogo Dalot dhe Anthony Elanga.

Formacioni i mundshëm

Për sa i përket opsioneve alternative, Djajtë e Kuq kanë ende aftësinë për të ofruar cilësi në të gjitha fushat e fushës e lojës.

Jadon Sancho mund të hyjë si anësor i sulmit në të dyja anët, ndërsa këtu do gjenin veten edhe lojtarë tjerë si Luke Shaë, Aaron Wan-Bissaka, Fred, Scott McTominay dhe Marcus Rashford.

Në këtë formacion alternativ mund të luajnë edhe Christian Eriksen që mund të transferohet si lojtar i lirë dhe mbrojtësi i Ajaxit, Lisandro Martinez. /Telegrafi/

Formacioni alternativë

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori