Sondazhi i ri: Pothuajse gjysma e punonjësve evropianë rrezikohen nga problemet e shëndetit mendor
Pandemia e COVID-19, lufta në Ukrainë dhe tani kriza e kostos së jetesës po dëmtojnë moralin e punonjësve evropianë në një mënyrë të paprecedentë
Sipas një studimi të ri nga kompania e shërbimeve të mirëqenies LifeWorks, më shumë se 500 persona morën pjesë në një sondazh online në prill në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Holandë dhe Poloni.
Gati gjysma thanë se ishin prekur nga stresi më shumë sesa para pandemisë. Një e treta thanë se shëndeti i tyre mendor po ndikonte negativisht në produktivitet.
Në përgjithësi, 41% e të anketuarve nga LifeWorks u konsideruan në rrezik të lartë për të pasur një çrregullim të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni. Kjo është gati trefishi i përqindjes së raportuar në sondazhet e kryera në 2017-2019, përpara pandemisë.
“Kjo periudhë kohore do të jetë e rëndësishme në histori, mendoj unë, për trazirat e pamëshirshme që po kalojnë popullatat,” tha për Euronews Next, udhëheqësja e LifeWorks, Paula Allen.
“Kur mendoni për atë që kanë kaluar europianët gjatë kohës së fundit, ju me të vërtetë kuptoni pse ndodhi kjo. Ne patëm pandeminë, ndikimin ekonomik të pandemisë, izolimin, ndjenjën e humbjes së kontrollit”, tha ajo.
“Dhe atëherë kur filluam të shihnim dritë në fund të tunelit, u shfaq lufta në Ukrainë”.
Të rinjtë, gratë, prindërit dhe ata me të ardhura më të ulëta janë duke luftuar më shumë, thuhet në raport. Lidhja midis të ardhurave dhe shëndetit mendor është “shumë e fortë”, tha Allen, citon Anabel.
Tani punonjësit janë në ankth për inflacionin e lartë dhe frikën se nuk mund t’ia dalin dot. Më shumë se një e treta e të anketuarve thanë se nuk kanë kursime për raste emergjente. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur