LAJMI I FUNDIT:

Biden thotë se Rusia po paguan çmimin e lartë për luftën në Ukrainë

Biden thotë se Rusia po paguan çmimin e lartë për luftën në Ukrainë

Deri sa shprehu mbështetjen për Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme, presidenti amerikan, Joe Biden tha se lufta në Ukrainë tashmë ka filluar t’i kushtojë Rusisë.

“Shikoni ndikimin e luftës në Ukrainë që e ka pasur Rusia. Ata janë futur në borxhe për herë të parë nga fillimi i pushtimit rus. Ata kanë humbje të mëdha, për të cilat duhet të kalojnë 15 vite që të rikuperohen dhe ta rimëkëmbin ekonominë. Ata do të kenë problem në prodhimin dhe transportimin e naftës. Gjithashtu kanë probleme me armë në kuptimin se po u mungon teknologjia në ushtri”, shtoi Biden gjatë Samitit të NATO-s në Madrid, transmeton Telegrafi.


“Ata po paguajnë një çmim shumë të lartë për këtë”, shtoi i pari i Shtëpisë së Bardhë.

Biden: Shtetet e Bashkuara me ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e 800 milionë dollarëve
Lexo po ashtu Biden: Shtetet e Bashkuara me ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e 800 milionë dollarëve

Gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën.

“Ukraina tashmë ka arritur t’i shkaktojë probleme Rusisë: Rusia në fakt ka pësuar humbje. Është në një pozitë ku e tërë bota po e shikon dhe po thotë, ‘prit një minutë, u munduam ta marrim Kievin, dështuam, Donbasin dhe shumë tjera, por nuk ia arritën akoma”, tha ndër tjera Biden.

Ai ka njoftuar edhe për pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që sipas tij Shtetet e Bashkuara do t’ia dorëzojnë së shpejti ukrainasve dhe që kap vlerën e 800 milionë dollarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori