LAJMI I FUNDIT:

Putini do të bëjë udhëtimin e parë jashtë vendit që nga fillimi i agresionit në Ukrainë

Putini do të bëjë udhëtimin e parë jashtë vendit që nga fillimi i agresionit në Ukrainë

Vladimir Putin do të vizitojë dy ish-shtete të vogla sovjetike në Azinë Qendrore këtë javë në atë që do të ishte udhëtimi i parë i njohur i liderit rus jashtë vendit që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pavel Zarubin, korrespondenti i televizionit shtetëror Rossiya 1 në Kremlin, tha se Putin do të vizitojë Taxhikistanin dhe Turkmenistanin dhe më pas do të takohet me presidentin indonezian Joko Widodo për bisedime në Moskë.

Në Dushanbe, Putin do të takohet me presidentin e Taxhikistanit, Imomali Rakhmon, një aleat i ngushtë rus dhe sundimtari më jetëgjatë i një shteti ish-sovjetik.


Në Ashgabat, ai do të marrë pjesë në një samit të vendeve të Kaspikut, duke përfshirë liderët e Azerbajxhanit, Kazakistanit, Iranit dhe Turkmenistanit, tha Zarubin.

Udhëtimi i fundit i njohur i Putinit jashtë Rusisë ishte një vizitë në Pekin në fillim të shkurtit, ku ai dhe presidenti kinez Xi Jinping zbuluan një traktat miqësie “pa kufij” disa orë përpara se të dy të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Agresioni i Rusisë i filluar më 24 shkurt ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona të tjerë dhe ka çuar në sanksione të rënda financiare nga Perëndimi, të cilat Putin thotë se janë një arsye për të ndërtuar lidhje më të forta tregtare me fuqi të tjera si Kina, India dhe Irani.

Rusia thotë se dërgoi trupa në Ukrainë “për të degraduar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj, për të mos e përdorur atë nga Perëndimi për të kërcënuar Rusinë, për të çrrënjosur nacionalistët dhe për të mbrojtur rusishtfolësit në rajonet lindore”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NATO vendos aeroplanë Eurofighter në kufirin verior me Rusinë

NATO vendos aeroplanë Eurofighter në kufirin verior me Rusinë

Botë
Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

Amerika
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Evropa
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Disidenti rus i liruar Kara-Murza tregon për “telefonatën nga Shtëpia e Bardhë” – mendon se vdekja do të ishte

Disidenti rus i liruar Kara-Murza tregon për “telefonatën nga Shtëpia e Bardhë” – mendon se vdekja do të ishte "një dënim shumë i butë për Putinin"

Botë
Kalo në kategori