LAJMI I FUNDIT:

Vangelov: Me veprimet e përsëritura, BE po zhgënjen publikun

Vangelov: Me veprimet e përsëritura, BE po zhgënjen publikun

Profesori dhe anëtari i Komisionit të Përbashkët Historik, Ognen Vangelov vlerëson se përshtypja kur vendoset për fillimin e negociatave me BE-në, ndodh në momentin e fundit.

“Çdo gjashtë muaj, ditët janë vendimtare. Ka një konfuzion të përgjithshëm në opinion, sidomos me këtë propozim francez. Përshtypja është se situata është konfuze dhe kaotike brenda në vetë BE-në. Ne tashmë e dimë se çfarë po ndodh në Bullgari, për këtë çështje do të shohim sot më konkretisht. Është e qartë se ne e refuzuam atë kornizë dhe e dimë përse”, thotë Vangelov.


Historiani beson se qëndrimi negativ ndaj BE-së vetëm sa po intensifikohet.

“Është e dukshme që në momentin e parë kur Bullgaria vuri veton, duke vënë në tavolinë kërkesa të reja. Për këtë kontribuojnë deklaratat e përfaqësuesve bullgarë ndaj Maqedonisë në dy vitet e fundit, të cilat janë konsistente në ashpërsi dhe agresion. Publiku e sheh këtë nga prizmi i qëndrimit të padrejtë të BE-së ndaj Maqedonisë, gjegjësisht pamundësisë për të ndikuar në Bullgari. Ai zhgënjim definohet edhe drejt rezistencës ndaj BE-së, ka kohë që është e dukshme”, theksoi Vangelov.

Sipas tij, BE përfiton nga forcimi i nacionalizmit të brendshëm.

“Nuk është e çuditshme të shihet një ripërsëritje e asaj që ndodhi pas vetos nga Greqia në 2008, pas së cilës skena politike u radikalizua. Nuk jam shumë optimist se nga kjo do të dalim në formë të mirë”, shtoi Vangelov në emisionin “Brifingu i mëngjesit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori