LAJMI I FUNDIT:

Ia vodhën veturën 400 mijë dollarëshe në New York, pronari i saj aktivizoi sistemin e gjurmimit – madje edhe atë fikjes së motorit

Ia vodhën veturën 400 mijë dollarëshe në New York, pronari i saj aktivizoi sistemin e gjurmimit – madje edhe atë fikjes së motorit

Një grup hajnash thyen xhamat e dyerve të një shtëpie në Staten Island të New Yorkut, ku më pas morën çelësat e veturës luksoze 400 mijë dollarëshe Rolly-Royce kabriolet, duke u larguar me të nga vendi i ngjarjes.

Por ata nuk shkuan edhe aq larg, pasi pronari i veturës ua prishi planin. U kyç menjëherë në kompjuter për ta ndezur sistemin e gjurmimit të veturës për t’i lokalizuar, transmeton Telegrafi.


Pronari i veturës i identifikuar vetëm si John, ishte alarmuar nga sistemi i alarmit, kur hajnat u futën brenda. Megjithatë u tregua i matur duke mos reaguar menjëherë nga frika se mund të rrezikohen familjarët.

Pasi u larguan hajnat, u kyç për ta ndezur sistemin e gjurmimit, më pas edhe atë të fikjes së motorit të veturës luksoze Rolls-Royce Dawn.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të hajnave për ta ndezur sërish – nuk ia arritën qëllimit. Aty intervenoi policia që shkoi te vetura dhe ia ktheu menjëherë pronarit.

Deri më tani nuk është arrestuar askush për këtë vjedhje, ndërsa pronari i saj thotë se ndihet më i qetë tani dhe se është i lumtur që nuk është lënduar askush nga familja e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori