Dogana e Kosovës njofton se Njësitet Antikontrabandë në Veri të Mitrovicës (fshati Zherovnicë), gjatë patrullimit kanë arritur të identifikojnë një automjet të dyshimtë transportues në lëvizje, me ç’rast konform procedurave kanë urdhëruar ngasësin që ndalet.
Sipas njoftimit, ngasësi ka refuzuar urdhrin e ndalimit dhe ka tentuar të ik me automjet, me ç’rast zyrtarët i janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur të bllokojnë automjetin, ndërsa vozitësi ka ikur duke e braktisur automjetin.
Me rastin e kontrollit zyrtarët kanë gjetur se në automjete kishte mallra kontrabandë të llojit pije alkoolike dhe jo alkoolike në sasi prej rreth 900 litrash.
“Me këtë rast gjatë rrugës në hyrje të Zveqanit gjatë dërgimit të Automjetit më mallra në Terminalin Doganor në Mitrovicë, tri automjete kanë penguar dhe kanë tentuar të bllokojnë zyrtarët e Doganës në kryerjen e detyrës zyrtare”.
“Fal përkushtimit dhe profesionalizmit të Zyrtarëve Doganor është arritur që të evitohen këto pengesa dhe automjeti i dyshimtë me mall të kontrabanduar të dërgohet në mbikëqyrje Doganore në terminal”, thuhet në njoftimin për media.
Për pengim në kryerje të detyrës Dogana e Kosovës thotë se ka lajmëruar dhe iniciuar rast tek organet kompetente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City