LAJMI I FUNDIT:

Të paktën pesë skuadra janë vënë pas Marcelos – braziliani ‘vërshohet’ me oferta nga kampionate të ndryshme

Të paktën pesë skuadra janë vënë pas Marcelos – braziliani ‘vërshohet’ me oferta nga kampionate të ndryshme

Ka vetëm një javë që kur Marcelo i dha fund 16 sezoneve te Real Madridi, në të cilat ai është bërë lojtari që ka fituar më shumë tituj përgjatë historisë 120-vjeçare të skuadrës së “Los Blancos”.

Braziliani, i cili ka shpjeguar se dëshiron të mbetet aktiv, këto ditë po pushon dhe po vlerëson ofertat që po i vijnë nga ekipe të ndryshme evropiane, por jo vetëm edhe nga vendlindja e tij, Brazili.


I fundit, sipas asaj që raporton “AS”, vjen nga Turqia, Fenerbahce, kërkon të afrojë brazilianin. Turqit duan të forcojnë projektin e tyre, ata e mbyllën sezonin e shkuar në vendin e dytë pas Trabzonsporit dhe tashmë do me patjetër ta fitojë titullin.

Ronaldo synon t'i bëjë bashkë Marcelon dhe Dani Alvesin
Lexo po ashtu Ronaldo synon t'i bëjë bashkë Marcelon dhe Dani Alvesin

Te Fenerbahce Marcelos duan t’i ofrojnë të njëjtën pagë si Ozil, që arrin në katër milionë euro në sezon.

Megjithatë kjo ofertë nuk duket shumë tunduese për Marcelon duke ditur se përveç ekipeve në Brazil, për të kanë shfaqur interes të lart edhe Valencia, Marseille, Valladolid e Milan në Evropë.

Plus faktit që vetë Marcelos nuk do i pëlqente të largohej fare nga Madridi duke ditur që djali i tij Enzo është një nga talentet që spikat më shumë në La Fabrica. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori