LAJMI I FUNDIT:

Berisha reagon pas marrëveshjes për Energjinë, pyet Qeverinë: A e hoqët, apo e rilidhët Kosovën me Serbinë?

Berisha reagon pas marrëveshjes për Energjinë, pyet Qeverinë: A e hoqët, apo e rilidhët Kosovën me Serbinë?
Foto: Arkiv

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Energji mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Berisha tha se në këtë marrëveshje nuk është bërë asnjë ndryshim, siç u shpreh ai me marrëveshjet e kaluara.


Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, bëri një varg pyetjesh drejtuar Qeverisë e Kosovës.

“Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me palën serbe lidhur me çështjen e energjisë duke thënë se:”tashmë komunat veriore do të faturohen sipas ligjeve dhe sistemimit rregullativ të Kosovës.”

Pyetja që shtrohet është: meqenëse i bëni një interpretim pozitiv marrëveshjes, atëherë për çfarë e keni kundërshtuar deri më tani?

Cili është ndryshimi që e premtuat gjatë fushatës për të mos pranuar këtë marrëveshje?

A e hoqët, siç thonit atëherë nën vendosjen e Kosovës ndaj Serbisë apo e rilidhët Kosovën me Serbinë?

Natyrisht, që nuk keni bërë asnjë ndryshim, dhe në realitet pyetjet që do të vazhdojnë janë për radhën e gjatë të mashtrimeve”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/