LAJMI I FUNDIT:

Probleme serioze për Granit Xhakën: Agjencia Kombëtare e Krimeve heton mesfushorin për përfshirje në vënien e basteve

Probleme serioze për Granit Xhakën: Agjencia Kombëtare e Krimeve heton mesfushorin për përfshirje në vënien e basteve

Ndëshkimi misterioz me karton të verdhë i Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit në Ligën Premier në Leeds sezonin e kaluar po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimeve mes dyshimeve për një skandal të madh bastesh.

FA kreu një hetim gjashtë-mujor dhe ia referoi çështjen agjencisë kryesore të krimit të organizuar në vend, një zhvillim që tregon shqetësime serioze për korrupsionin dhe kriminalitetin e mundshëm.


Federata angleze hapi hetimin e saj pasi u njoftua për modele të dyshimta bastesh në lidhje me një karton të verdhë të shfaqur ndaj Xhakës në fund të fitores 4-1 të Arsenalit në Elland Road më 18 dhjetor.

FA po e heton një karton të verdhë ku u fitua një shumë e madhe e parave në bastore - Xhaka i dyshuari kryesor
Lexo po ashtu FA po e heton një karton të verdhë ku u fitua një shumë e madhe e parave në bastore - Xhaka i dyshuari kryesor

Nuk ka pasur kurrë ndonjë sugjerim për ndonjë keqpërdorim nga Xhaka apo ndonjë lojtar tjetër i Arsenalit.

Alarmi u ngrit nga një bast jashtëzakonisht i madh prej rreth 55,000 eurosh, i vendosur gjatë ndeshjes që tregonte se Xhaka do të ndëshkohej me kartonë të verdhë në 10 minutat e fundit, pavarësisht faktit se Arsenali po fitonte 4-1.

The matter over suspicious betting patterns has been referred to the National Crime Agency in a development which indicates serious concern over corruption and possible criminality

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner për humbje kohe në minutën e 86-të, pasi ai vonoi të ekzekutonte një goditje dënimi.

Pamjet video të incidentit tregojnë Xhakën duke qëndruar afër topit në pjesë fushën e Arsenalit për rreth 20 sekonda pa asnjë dëshirë të dukshme për të ekzekutuar goditjen e lirë para se të ndëshkohet.

Basti i dyshimtë u vendos në një shkëmbim bastesh – një faqe interneti që lejon përdoruesit të vendosin baste, por gjithashtu t’i marrin ato nga përdoruesit e tjerë – dhe u raportua menjëherë më pas se personi që e kishte vënë fitoi një pagesë prej rreth 250,000 eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori