Gratë dhe vajzat me flokë të thatë ankohen gjithmonë për vështirësitë që hasin në stilimin e tyre. Flokët e thatë kanë tendencën të ashpërsohen dhe të ngjajnë si kashtë. Për më tepër, ato këputen lehtësisht dhe kanë shkëlqim të pakët.
Një nga zgjidhjet më të mira për flokun e thatë, gjendet në kuzhinën e gjithsecilit prej nesh. Bëhet fjalë për vajin e ullirit, acidet yndyrore të të cilit ushqejnë jo vetëm flokun, por edhe skalpin.
Vaji i ullirit ka aftësi mbrojtëse për flokun, sidomos për atë që është subjekt i vazhdueshëm i tharjeve dhe stilimeve me temperaturë të lartë.
Ai është shumë i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale që e ushqejnë flokun.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të shfrytëzoni të mirat e vajit e ullirit për flokun e thatë:
Maskë me vaj ulliri dhe vajin e arrës së kokosit
Për përgatitjen e kësaj maske ju nevojiten:
2 lugë gjelle vaj i arrës së kokosit
2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër,
Peshqir i ngrohur.
Përziejini të dy vajrat dhe ngrohini në një enë për disa sekonda.
Më pas, maskën vendoseni në flokë duke nisur nga rrënjët e deri tek majat.
Masazhojeni kokën për 10-15 minuta dhe më pas mbulojeni me peshqir të ngrohur për 30 minuta të tjera.
Lajeni flokun si zakonisht dhe lëreni të thahet vetë.
Kjo maskë përdoret dy herë në javë.
Vaj ulliri dhe mjaltë
Për këtë maskë ju nevojiten:
Gjysmë filxhan çaj mjaltë,
Treçerek filxhan vaji ulliri ekstra i virgjër
Kapuç dushi
Përziejeni mjaltin me vajin e ullirit dhe futeni në mikrovalë për 15 sekonda që të ngrohen.
Lajeni flokun dhe thajeni me peshqir.
Më pas vendosni maskën dhe vendosni kapuçin e dushit.
Pas 30 minutash, lajeni flokun me shampo dhe lëreni të thahet natyralisht.
Kjo maskë duhet përdorur një herë në javë.
Vaj ulliri dhe e verdha e vezës
Për këtë maskë ju nevojiten:
2 të verdha vezësh,
2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër,
Kapuç dushi
Përziejini të verdhat e vezës dhe vajin e ullirit dhe lyejini flokët nga rrënjët tek majat.
Më pas vendosni kapuçin e dushit dhe prisni një orë.
Lajeni flokun me shampo dhe lëreni të thahet vetë.
Kjo maskë duhet përdorur një herë në javë.
Për flokun e thatë, ju mund ta përdorni vajin e ullirit duke e përzier me lëngun e freskët të limonit ose majonezë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza
Gwyneth Paltrow tregoi muskujt e formësuar në pozat me bikini
Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot
Parandaloje elektrizimin e flokëve
Java e 36-të e shtatzënisë: Keni hyrë në muajin e nëntë!
Hapet ambienti i ri përrallor në Prishtinë - "Brows By Fjolla"
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë