LAJMI I FUNDIT:

Biden: Zelensky nuk dëshironte të dëgjonte kur u paralajmërua për pushtimin rus

Biden: Zelensky nuk dëshironte të dëgjonte kur u paralajmërua për pushtimin rus

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy “nuk dëshironte ta dëgjonte” kur inteligjenca amerikane mblodhi informacione se Rusia po përgatitej të pushtonte.

Duke folur në një ngjarje për mbledhjen e fondeve demokrate në Los Angeles, Biden tha se e dinte se “shumë njerëz mendonin se ai po e ekzagjeronte”, kur tha se raportet kishin zbuluar se Vladimir Putin i Rusisë “do të dilte jashtë kufijve shtetëror me ushtrinë”.

“Nuk kishte asnjë dyshim,” tha Biden. “Dhe Zelensky nuk donte ta dëgjonte”, shtoi ai, raporton skynews.


Në javët para fillimit të luftës, më 24 shkurt, disa komentues thonë se Zelensky ishte ngritur publikisht pasi zyrtarët e administratës së Bidenit paralajmëruan vazhdimisht se një pushtim rus ishte shumë i mundshëm.

Kujtojmë se Putini ka deklaruar se po ndjek misionin e kthimit të “territoreve origjinale” që i kishin takuar Pjetrit të Madh.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe mbrëmë me sulme të vazhdueshme duke shkaktuar dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjeneralët e Putinit po kthehen kundër njëri-tjetrit

Gjeneralët e Putinit po kthehen kundër njëri-tjetrit

Evropa
Trump padit televizionin CBS, kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh shkaku i intervistës me Harrisin

Trump padit televizionin CBS, kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh shkaku i intervistës me Harrisin

Amerika
Diga dymijë vjeçare romake shpëtoi qytetin spanjoll nga përmbytja e madhe

Diga dymijë vjeçare romake shpëtoi qytetin spanjoll nga përmbytja e madhe

Evropa
Irani ekzekuton një shtetas gjermano-iranian, Berlini mbyll konsullatat e Teheranit

Irani ekzekuton një shtetas gjermano-iranian, Berlini mbyll konsullatat e Teheranit

Evropa
Kuvendi i Malit të Zi zëvendëson flamurin malazez me pikturë

Kuvendi i Malit të Zi zëvendëson flamurin malazez me pikturë

Mali i Zi
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Amerika
Kalo në kategori