LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj një personi në Gjilan, nuk iu përgjigj ftesës së Gjykatës

Paraburgim ndaj një personi në Gjilan, nuk iu përgjigj ftesës së Gjykatës
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit L. H.

I pandehuri ndonëse ishte ftuar përmes ftesës zyrtare nga gjykata disa herë, nuk është përgjigjur ftesës, me këtë rast gjykata më datë 01.04.2022, ka lëshuar urdhër-arrest për Stacionin Policor në Gjilan dhe më datë 10.06.2022, zyrtarët policorë kanë arritur të arrestojnë të akuzuarin për vjedhje grabitqare.

Gjykata ka vlerësuar se në rastin konkret është plotësuar kushti ligjor për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që nga shkresat e lëndës rezulton se i pandehuri me qëllim ka shmangur ftesat e gjykatës edhe pse ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt.


Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

I akuzuari dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje grabitqare, ndërsa shqyrtimi gjyqësor për çështjen penale do të mbahet me datë 22.06.2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori