Njëri prej ndihmuesve të Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës, njëkohësisht gjeneral i ushtrisë së Shqipërisë i vitit 1999, Kudusi Lama, sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ka bërë promovimin e librit të tij me titull “UÇK përballë shpifjeve”, si mbështetje për ish-krerët e UÇK- së, që po gjykohen në Hagë.
Në këtë libër autori në mënyrë kronologjike ka analizuar raportin e ambasadorit zviceran Dick Marty dhe padrejtësitë nga Gjykata Speciale në Hagë, që po u bën ish krerëve të UÇK-së.
Në fjalimin promovues të librit ai tha se ndihet shhumë i shqetësuar që kjo gjykatë “e ashtuquajtur e Kosovës” po bën ligje mbi Kosovën.
“Ndihem i shqetësuar seriozisht. Një pjesë të shqetësimit jam përpjekur ta shpreh përmes librit ‘UÇK përballë shpifjeve’. Dhe jam i shqetësuar, sepse procesi po vazhdon me intensitet të shtuar anti-shqiptar duke e shfrytëzuar pikërisht këtë gjykatë të quajtur të Kosovës, por që institucioneve të Kosovës u ka dalë nga dora dhe po bën ligjin mbi Kosovën. Të gjithë i kanë ngritur duart përpara një regjimi fashit dhe nazist, përpara një monstrumi pa asnjë lloj vlere juridike dhe qytetare. Sot në Hagë, në mënyra të ndryshme po tentohet të krijohen tendenca gjoja për t’i shpëtuar të arrestuarit e burgosur atje. Avokatët mbrojtës, nëse nuk e shpëtojnë personalitetin e UÇK-së dhe nëse nuk e kanë të qartë këtë mision, janë në shërbim të Serbisë”, tha Lama.
Tutje ai shtoi se ka një simpati dhe dashuri për të gjithë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët aktualisht janë duke u gjykuar në Gjykatën e Hagës.
“Unë i dua të gjithë ata djem që janë në Hagë. Jam i gatshëm të shkoj unë atje ta mbajë burgun për ta. Ata janë të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm. Janë luftëtarë dhe atdhetarë dhe i kanë shërbyer atdheut të vetë”, u shpreh ai.

Librin “UÇK përballë shpifjeve” e vlerësoi lart edhe ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina.
Ajo tha se vetë titulli i librit është mjaft domethënës, duke shtuar se nuk mund ta kuptojë se si qendrat evropiane i marrin për bazë shpifjet e Serbisë dhe Marty-t.
“Për mua është nder i madh që kam fjalën pikërisht sot këtu. Ushtria Çlirimtare e Kosovës përballë shpifjeve të autorit Kudusi Lama. UÇK është ushtri e pranuar ndërkombëtarisht, sepse zhvilloi luftë për liri. Ne po luftonim për tokën dhe atdheun tonë, tek e fundit. Në veprën e Kudusi Lamës, përveç shqyrtimit të shteruar të raportit të Dick Marty-t, ai ka analizuar me kujdes dhe qëndrimet e organeve kryesore të Evropës së bashkuar, ndonëse duke u çuditur se si mundet ende të ketë mentalitet të tillë në qendrat e vendosjes evropiane, duke vendosur për bazë shpifjet e Serbisë dhe senatorit zviceran. Titulli i librit është mjaft domethënës që ka të bëjë me Gjykatën Speciale të Hagës, të themeluar në Kuvendin e Kosovës nën një tyrsni marramendëse të bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Brovina.

Profesori universitar dhe ish-ministri Ramë Buja, u shpreh i lumtur për botimin e këtij libri.
Sipas Bujës edhe vetë qëllimi i këtij libri është mbështetja e ish- liderëve UÇK-së.
“Jam shumë i lumtur që sot mund të mbaj një fjalë për librin e Kudusi Lamës dhe me ato që i gjen brenda këtij libri në polin e shpifjeve, trilleve e shtisjeve e kurdisjeve që po i bëhen UÇK-së, në veçanti udhëheqësve të UÇKS-së. E polit tjetër që i kundërvihet dhe përgjigjet arsyeshëm, argumentueshëm, rrufeshëm dhe bindshëm këtyre tendencave fyese dhe denigruese që po iu bëhen këtyre krijesave lirisjellës të Kosovës dhe njerëzve të saj. Libri është i strukturuar në tre kapituj. E para është ‘Ringjallja e kishës së vjetër serbe në sytë e Evropës së re’; ‘Dick Marty zëri i Serbisë kundër shqiptarëve’ dhe; ‘Elaborate të vjetra serbe në shërbim të Evropës së re’. Qëllimi i autorit është shumë fisnik, dëshiron ta vendos të vërtetën aty ku ishte dhe për të cilën u angazhua një botë e tërë politikisht dhe ushtarakisht, në mbështetje të një lufte të pastër çlirimtare kundër një gjenocidi të pa parë”, tha Buja.

Nga nëntori i vitit 2020 ish-krerët e UÇK-së gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker