LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Real Madridit kërkojnë të shesin gjashtë lojtarë këtë verë

Drejtuesit e Real Madridit kërkojnë të shesin gjashtë lojtarë këtë verë

Drejtuesit e Real Madridit thuhet se po kërkojnë të shesin gjashtë lojtarë të veçantë në këtë afat kalimtar të verës.

Pasi ka vendosur tashmë të lejojë legjenda si Marcelo, Gareth Bale dhe Isco të largohen pas përfundimit të kontratave, Reali është gati të bëjë edhe tjera largime.


Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, kampioni i Evropës, Real Madrid do të kërkojë të largojë apo shesë edhe gjashtë lojtar tjerë të njohur të ekipit të parë.

Thellësia e çmendur e skuadrës së Real Madridit për sezonin 2022/23 dëshmon se një epokë e re dominimi po fillon
Lexo po ashtu Thellësia e çmendur e skuadrës së Real Madridit për sezonin 2022/23 dëshmon se një epokë e re dominimi po fillon

Mesfushori Dani Ceballos, portieri Andriy Lunin dhe mbrojtësi Jesus Vallejo janë gati të largohen këtë verë.

Portieri i Ukrainës, Lunin, ka të ngjarë të largohet vetëm si huazim, ndërsa për Ceballos do të shqyrtohen ofertat.

Ndërkohë, ofertat do të shikohen edhe për sulmuesit Luka Jovic dhe Mariano Diaz, ndërsa mund të shitet edhe ylli spanjoll Marco Asensio.

Asensio ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale dhe situata e tij është shumë e paqartë, pasi spanjolli nuk është i lumtur me minutat e lojës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori