LAJMI I FUNDIT:

Rexhbeçaj kthehet te Wolfsburg, por dy skuadra duan shërbimet e tij

Rexhbeçaj kthehet te Wolfsburg, por dy skuadra duan shërbimet e tij

Elvis Rexhbeçaj ka përfunduar huazimin një vjeçar te Bochum dhe është rikthyer në skuadrën që zotëron kartonin e tij WFL Wolfsburg.

Megjithatë talenti nga Kosova nuk pritet të mbetet tek ‘Ujqërit’ që janë të gatshëm ta shesin ose huazojnë përsëri.


24-vjeçari ka zhvilluar 32 ndeshje në Bundesliga dhe katër të tjera në Kupën e Gjermanisë ku bëri dy asistime dhe nuk arriti të shënoj asnjë gol.

E ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Wolfsburgu përkundër se ai ka kontratë deri në vitin 2023 me këtë klub.

‘Ujqërit’ janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për lojtarin, derisa Werder Bremen dhe Bochum janë duke kërkuar transferimin e tij.

Prizrenasi mund të largohet nga Wolfsburgu nëse vije një ofertë rreth tre milionë euro.

Werder po shihet si favorit sipas mediave gjermane për t’i siguruar shërbimet e Rexhbeçajt.

Kujtojmë që lojtari është ende në pritje të Gjermanisë dhe mund të luaj edhe për Kosovën, por një gjë të tillë ende nuk e ka vendosur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori