LAJMI I FUNDIT:

PSD me aksion simbolik, emëron “rrugën e dajës së Vetëvendosjes”

PSD me aksion simbolik, emëron “rrugën e dajës së Vetëvendosjes”

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik ka kritikuar për nepotizëm Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, duke e emëruar një rrugë me emrin “Rruga e dajës së VETËVENDOSJE-s”.

Ky aksion është zhvilluar pasi në media është përfolur për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës të udhëhequr nga Liburn Aliu.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se partia në pushtet po e grabitë pastër pasurinë publike.


Pretendimet për afera korruptive në institucione, Prokuroria thotë se ka nisur hetimet
Lexo po ashtu Pretendimet për afera korruptive në institucione, Prokuroria thotë se ka nisur hetimet

“’Daja është emri nepotist i kapitalizmit grabitqar. Problem aq sa vetë fenomeni është shpjegimi i tij. Përqendrimi i vëmendjes ka qenë tek afërsia familjare me njerëzit e pushtetit, dhe sidomos kërkesa për ta gjetur me çdo kusht zyrtarin e korruptuar”.

Ai tutje ka thënë se “kjo përhumbje te daja, tezja ose zyrtari i korruptuar ka lënë jashtë vëmendjes operacionin strukturor: ndikimi i bizneseve të mëdha në institucionet e shtetit”.

“Një klasë e tërë pasunarësh është majmur me miliona nga lejet, licencat e tenderët publik. Akumulimi i tyre është grabitje e pastër e pasurisë publike. Paratë dëgjuam se po përmenden midis kompanive private, puna është kryer në shtet”.​/Telegrafi/