Ylli Morina nuk është fëmijë që e kalon kohën jashtë duke luajtur futboll me shokët e tij. Ai është 13 vjeçar, jeton në Shkup në Shuto Orizare dhe shumicën e kohës së tij e kalon duke zgjidhur detyra të matematikës dhe fizikës.
Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, për shkak të njohurive që ka, ai ndjek mësimet në klasën e 8 të shkollës fillore. Ai e shpërndanë diturinë e tij edhe në kanalin e tij në Youtube, nëpërmjet të cilit shumë student të arkitekturës, fizikës, ekonomisë dhe shkencave tjera kanë dëgjuar për mësimet e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni nga “GlobalVoices”.
Studentë në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë vendit kanë kërkuar ndihmë nga Ylli. Ai madje ofron mësim për disa prej tyre në shtëpinë e tij, si për shembull për studentin Bunjamin Bahtijari. Ai në një prononcim për Meta.mk, tha se Ylli ka njohuri të mëdha rreth shkencave natyrore.
“Unë studioj këtu me Yillin. Është pak e çuditshme, sepse Yilli është një fëmijë, por ai di shumë matematikë dhe di të shpjegojë shumë mirë ushtrimet. Ai më shpjegon ushtrimet dhe problemet që profesori im nuk mund t’i shpjegojë mirë, më mirë se ajo”, thotë studenti Bahtijari. Ai beson se profesori i tij i ri ka një të ardhme të ndritur.
Duke jetuar në Shuto Orizare, komunat më të varfëra në vend, ka qenë e pafavorshme për Yllin. Për shkak se në shkollën fillore i mungojnë tekstet adekuate që do t’i përshtaten nevojave dhe talentit të tij, Ylli ka zgjeruar njohuritë e tij në internet, duke dëgjuar profesorë nga jashtë.
Nëna e tij, Imrane Morina, me dëshirën për ta ndihmuar më mirë, zgjodhi një ndryshim në karrierë dhe madje ka hequr dorë nga studimet për mjekësi. Ajo thotë se Ylli ka ditur të lexojë dhe të shkruajë që në moshë shumë të vogël. Kur ishte vetëm katër vjeç, ai ra në dashuri me matematikën dhe, që atëherë, ai nuk ka reshtur së zgjidhuri probleme matematikore. Më pas ai filloi të ndajë njohuritë e tij publikisht dhe ka filluar të regjistrojë video edukative vetë
Së fundmi, Ylli Morina ka fituar vendin e parë në disa gara shtetërore dhe rajonale në matematikë dhe shkenca tjera.
“Studentët më kontaktojnë çdo herë që kanë nevojë, që është rreth dy ose tre herë në javë. Dhe ata janë të suksesshëm. Për shembull dy studentë që i kam përgatitur për provimin e matematikës, kanë arritur ta tejkalojnë. Njëri prej tyre është nga Kosova dhe tjetri nga Afrika”, tha Ylli, i cili njoftoi se ka shkruar dy libra me probleme matematikore që ende nuk janë publikuar.
Ylli Morina shpreson se ai do të jetë në gjendje të vazhdojë shkollimin e tij në një gjimnaz matematike në vend që të humb edhe një vit tjetër duke studiuar materialet nga arsimi fillor që ai tashmë i njeh.
Ylli është takuar edhe me presidentin e RMV-së Stevo Pendarovski, i cili ka dëshiruar suksese në të ardhmen.
“Ylli Morina është një nga ata nxënës të talentuar që të impresionojnë me rezultatet e tyre. Gjeniu i matematikës që nga klasa e katërt ka zgjidhur detyra dhe diturinë e tij e shpërndanë publiksht nëpërmjet videove edukative në internet. I dëshiroj shumë suksese në rrugën e tij drejt perfeksionimit të talentit”, ka shkruar Pendarovski.
Ndryshe, sot nga Enti Shtetëror për Statistika njoftuan se në bazë të të dhënave të regjistrimit 2021, rreth 19 mijë qytetarë në RMV janë analfabetë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit