LAJMI I FUNDIT:

Raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë do të mbahet më 4 qershor

Raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë do të mbahet më 4 qershor

Raundi i katërt për votimin e Presidentit të ri të Shqipërisë do të zhvillohet më 4 qershor, ora 18:00 në Kuvend.

Propozimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë vetëm votat e mazhorancës, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, zhvilluar këtë të hënë.


Gjatë fjalës së tij, Balla propozoi gjithashtu që afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për president, të jetë po më datë 4 qershor, por në orën 12:00.

Alibeaj: Humbëm rastin për t’i dhënë Shqipërisë një President dinjitoz
Lexo po ashtu Alibeaj: Humbëm rastin për t’i dhënë Shqipërisë një President dinjitoz

“Unë propozoj që raundi i katërt për votimin e Presidentit të Republikës, të zhvillohet ditën e shtunë, më datë 4 qershor, ora 18:00. Lidhur me pikën e dytë, afati i depozimit të kandidaturave të jetë data 4 qershor, ora 12:00. Ndërsa, afati i shqyrtimit të kandidaturave të jetë data 4 qershor ora 16:00”, tha Balla.

PS do të mbledhë kryesinë të premte në orën 17:00, ku ndër të tjera në agjendë është edhe ecuria e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe vendimmarrja e kësaj force politike.

Tre raundet e para për zgjedhjen e kreut të shtetit dështuan. Sipas Kushtetutës, në raundin e katërt dhe të pestë, Presidenti zgjidhet me 71 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori