Në Ditën Botërore pa Duhan, të shënuar çdo vit më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë tërheq vëmendjen ndaj efekteve të dëmshme të duhan-pirjes dhe ekspozimit ndaj tymosjes pasive.
Se qytetarët e Kosovës janë konsumues të cigareve tregon vlera e lartë që importohet çdo vit në vendin tonë.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, brenda një viti janë importuar 3,500 tonelata të cigareve me vlerë rreth 87 milionë euro.
“Vitin 2021 kemi pasur rreth 3,500 tonelata import të cigareve me vlerë rreth 87 milionë euro dhe total të taksave të paguara rreth 236 milionë euro”, thuhet në përgjigjen e Doganës për Telegrafin.
Ndërsa, deri në muajin maj janë mbledhur 95 milionë euro taksa nga importi i duhanit.
“Deri në muajin maj kemi rreth 1,400 tonelata me vlerë rreth 34 milionë euro dhe taksat e paguara janë 95 milionë euro”, thekson Dogana e Kosovës.
Gjermania, Kroacia dhe Turqia janë vendet kryesore që importohet më shumë cigare në vendin tonë.
“Gjermania, Kroacia, Turqia, Polonia, Zvicra dhe Greqia janë disa nga vendet kryesore që Kosova importon cigare”, përfundon përgjigjja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe