LAJMI I FUNDIT:

Mallorca e gatshme ta thyejë rekordin me transferimin e Vedat Muriqit

Mallorca e gatshme ta thyejë rekordin me transferimin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi tashmë i ka thënë po Mallorcas për të vazhduar në ishull edhe për katër sezonet e ardhshme, por tashmë gjëja më e vështirë mbetet arritja e marrëveshjes me klubin që zotëron të drejtat e tij, Lazion, i cili do të ishte i gatshëm të zbriste në 10 milionë euro çmimin e lojtarit, klauzola e blerjes së të cilit ishte 12 milionë euro, raporton OkDiario.

Klubi spanjoll e ka bërë prioritet absolut mbylljen e këtij operacioni sa më shpejt për të shmangur ndërhyrjen e klubeve të tjera. Tregu është shumë i rrezikshëm dhe qendërsulmuesit janë të pakët, ndaj rrezikohet që reprezentuesi i Kosovës të bëhet objekt i dëshirës së klubeve angleze apo turke që sidomos në rastin e të parës nuk do ta kishin problem të paguajnë shumën e kërkuar nga skuadra e Serie A.


Predispozicioni i lojtarit për të qëndruar në ishull, ku ai e di se vlerësohet shumë, luan në favor të mundësive të Mallorcas, por nuk është një faktor përcaktues siç është parë në rastin e Mbappes, sepse nëse një klub tjetër vjen me një ofertë shumë më të majme. Më mirë është logjike të mendosh se Muriqi, si profesionist që është, do të zgjedhë atë që i përshtatet më së miri.

Mallorca qëndron në La Liga - nuk kishte se si të mos përfshihej Vedat Muriqi me një super lëvzije
Lexo po ashtu Mallorca qëndron në La Liga - nuk kishte se si të mos përfshihej Vedat Muriqi me një super lëvzije

Lazio i ka dhënë dritën jeshile drejtuesve të Mallorcas që të bëjnë përpjekje maksimale për blerjen e plotë të kartonit të Muriqit, por duket e vështirë të arrihen ato dhjetë milionë që lacianët i kërkojnë dhe kjo do të përbënte nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, shumë më tepër se gjashtë milionë euro që iu paguan në verën e vitit 2001 Real Madridit për 50 për qind të të drejtave të Samuel Eto’o-s.

Në këtë skenar, Mallorca po studion formula të ndryshme që variojnë nga pagesat shumëvjeçare për Lazion tek një huazim i dytë me opsion blerje të detyrueshme në fund të sezonit dhe tani duke paguar nga dy deri në tre milionë euro. Klubi italian nuk e ka sulmuesin dhe ai është shumë rehat në ishull. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori