LAJMI I FUNDIT:

“Si nuk ia thotë dikush Ancelottit që ishte me fat” – Cassano analizon triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve

“Si nuk ia thotë dikush Ancelottit që ishte me fat” – Cassano analizon triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Real Madrid fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ancelotti hyri në historinë e futbollit pasi është i vetmi trajner që ka fituar katër Liga të Kampionëve, por Antonio Cassano ka krijuar polemika duke theksuar se tekniku italian kishte fat për këtë sukses në turneun prestigjioz.


“I duhen bërë komplimente Realit dhe Ancelottit, pasi pastaj trofetë flasin qartë dhe ata morën në shtëpi Ligën e Kampionëve. Pas 10 vitesh do të vlejë kjo, vitrina e trofeve dhe fitorja e Kupës”, ka deklaruar italiani.

Vazot për shortin e Ligës së Kampionëve - Liverpooli sërish mund të ketë punë me Real Madridin
Lexo po ashtu Vazot për shortin e Ligës së Kampionëve - Liverpooli sërish mund të ketë punë me Real Madridin

“Por, pastaj shkoj në një detaj që ta analizoj. Liverpool ka bërë 26 gjuajtje në portë, Real Madrid vetëm dy. Edhe goli i Vinicius lind nga një gjuajtje e dështuar e Valveredes”.

“E përsërit, i bëj komplimente Realit dhe Ancelottit, pasi është e vërtetë. Por, sipas mendimit tim, më duket e qartë se ka pasur fat në ndeshjet e mëparshme”.

Isco thumbon Mbappen në letrën e tij lamtumirëse te Real Madridi
Lexo po ashtu Isco thumbon Mbappen në letrën e tij lamtumirëse te Real Madridi

“Unë nuk e di se si Courtois i cili ishte i jashtëzakonshëm, ia doli të realizonte aq shumë pritje. Ajo gjë që në të vërtetë nuk kuptoj është se si askush nuk ia ka vënë në dukje Ancelottit që ishte me fat”, u shpreh ish-sulmuesi.

Real Madridi mori në duar trofeun e 14-të, derisa gjatë rrugëtimit ka eliminuar skuadra si PSG, Chelsea dhe Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori