LAJMI I FUNDIT:

Isco thumbon Mbappen në letrën e tij lamtumirëse te Real Madridi

Isco thumbon Mbappen në letrën e tij lamtumirëse te Real Madridi

Isco ka njoftuar largimin e tij nga Real Madridi përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale – pasi ka kaluar nëntë sezone me kampionët e La Liga.

Numri 23 i Madridit fitoi medaljen e tij të pestë të Ligës së Kampionëve me Los Blancos në fundjavë – vetëm disa ditë përpara se të njoftonte largimin e tij nga klubi.


Spanjolli ka qenë më shumë jashtë se sa brenda skuadrës së Real Madridit për dy sezonet e fundit, por kjo nuk e ka penguar atë të shfaq dashurinë e tij për klubin në Instagram.

Isco përshëndetet zyrtarisht me Real Madridin
Lexo po ashtu Isco përshëndetet zyrtarisht me Real Madridin

Në postimin e tij, Isco shkroi: “Isha në Malaga dhe e dija se duhej të shkoja. U lidha me një ekip tjetër. Por, Real Madridi trokiti në derën time dhe Real Madridit nuk mund dhe nuk duhet t’i thuhet jo, megjithëse ka gjithmonë përjashtime”.

“Mbaj mend që u thashë njerëzve të mi ‘f*** Madridi nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve për shumë vite dhe kam një ndjenjë se është gati të vije dhe LA DECIMA erdhi, gjithçka që vjen më pas është tashmë histori”.

Vazot për shortin e Ligës së Kampionëve - Liverpooli sërish mund të ketë punë me Real Madridin
Lexo po ashtu Vazot për shortin e Ligës së Kampionëve - Liverpooli sërish mund të ketë punë me Real Madridin

“Nëntë vite më vonë, koha ime në klubin që më bëri të mundur përmbushjen e të gjitha ëndrrave që kisha kur isha i vogël, merr fund”.

“Përveç përmbushjes së ëndrrave, fitimit të më shumë titujve nga sa kisha imagjinuar, duke luajtur me më të mëdhenjtë, duke takuar njerëz të jashtëzakonshëm”, thuhet mes tjerash në letrën e tij.

“Jo gjithmonë fiton më i miri, Real Madridi nuk e meritoi”, Messi thumbon madrilenët
Lexo po ashtu “Jo gjithmonë fiton më i miri, Real Madridi nuk e meritoi”, Messi thumbon madrilenët

Pasi pretendoi se “ka gjithmonë përjashtime”, spanjolli përdori një emoji breshkash në lidhje me Kylian Mbappen – i cili së fundmi vendosi të refuzojë një lëvizje në Madrid.

Tifozët dhe lojtarët treguan shpejt dashurinë ndaj yllit që po largohej, me ish-mbrojtësin e Madridit, Raphael Varane, duke komentuar ‘Magia!!’ ndërsa Luka Modric zgjodhi një zemër të thjeshtë.

Mesfushori fitoi tre La Liga, pesë Ligë të Kampionëve dhe katër Kupa të Botës për Klube me Madridin. /Telegrafi/

The Spaniard used a turtle emoji, in reference to Kylian Mbappe, in his farewell post

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori