LAJMI I FUNDIT:

“Jo gjithmonë fiton më i miri, Real Madridi nuk e meritoi”, Messi thumbon madrilenët

“Jo gjithmonë fiton më i miri, Real Madridi nuk e meritoi”, Messi thumbon madrilenët

Lionel Messi në një intervistë të dhënë për TYC Sports, deklaroi se Real Madridi nuk e meritoi triumfin në Ligën e Kampionëve, pasi në këtë garë kishte ekipe më të mira.

Gjithashtu, argjentinasi lë të kuptohet se ky trofe i ka mbetur peng, për vetë mënyrën sesi shkuan gjërat.

“Fitorja e Real Madridit na vrau. Për mua dhe për ekipin, e gjithë dhoma e zhveshjes, si dhe gjithë Parisi, ai kompeticion na kishte krijuar një iluzion të madh dhe më pas, për mënyrën se si shkoi ndeshja, rezultati ishte një goditje e rëndë”, ka deklaruar shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

“Nuk më intereson çfarë ka thënë Lewandowski” – Messi me reagim të ashpër ndaj polakut
Lexo po ashtu “Nuk më intereson çfarë ka thënë Lewandowski” – Messi me reagim të ashpër ndaj polakut

“Ne kishim një iluzion barbar në atë kompeticion, dhe aq më tepër, siç ishte ndeshja, rezultati ishte një goditje. Unë e kam jetuar tashmë për shumë vite, gjithë jetën time, nga afër, dhe e di se çfarë është Real Madridi. Dhe E dija që kjo mund të ndodhte në lojë, sepse ata shënojnë një gol nga hiçi dhe automatikisht ndryshojnë lojën”.

“E dija gjithashtu që në atë fushë të vijnë 15, 20 minutat e para. Dhe nëse ndodh më vonë, loja ndryshon. Por, nëse ndodh një lojë e çuditshme ose një gol, ajo ndryshon përsëri dhe e dija që mund të ndodhte dhe kjo na ka ndodhur neve dhe të gjitha skuadrave që përmendët (Chelsea, City dhe Liverpool) dhe nuk është hera e parë që ndodh”.

Ngriten polemika mbi golin triumfues të Viniciusit - a duhej të anulohej goli i brazilianit?
Lexo po ashtu Ngriten polemika mbi golin triumfues të Viniciusit - a duhej të anulohej goli i brazilianit?

“Jo gjithmonë fiton më i miri. Reali, pa hequr asgjë nga meritat e tyre, nuk ishte ekipi më i mirë i këtij edicioni, megjithatë i mundi të gjithë pretendentët”, ka shtuar më tej argjentinasi.

Real Madridi fitoi titullin e 14-të të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Liverpoolin 1-0 në finale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori