LAJMI I FUNDIT:

Vazot për shortin e Ligës së Kampionëve – Liverpooli sërish mund të ketë punë me Real Madridin

Vazot për shortin e Ligës së Kampionëve – Liverpooli sërish mund të ketë punë me Real Madridin

Ajax është konfirmuar si skuadra e fundit nga tetë skuadrat më të mira për Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm.

Vazo e parë zakonisht rezervohet për fituesit e gjashtë ligave më të mira të Evropës, plus kampioni i Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve. Megjithatë, fitorja 1-0 e Real Madridit ndaj Liverpoolit në finalen e në garën më të madhe për klube në Evropë do të thoshte se ata do të ishin kualifikuar dy herë pas sigurimit të La Ligës në fillim të këtij sezoni.


Ajax fitoi vendin e fundit në vazon e parë pas fitores së tyre në Eredivisie, e vlerësuar si liga e shtatë më e mirë në Evropë.

Profecia e Ancelottit që e 'detyroi' Perezin t'ia linte të gjitha gjërat italianit rreth skuadrës - Marca del me prapaskenat e Valdebebas
Lexo po ashtu Profecia e Ancelottit që e 'detyroi' Perezin t'ia linte të gjitha gjërat italianit rreth skuadrës - Marca del me prapaskenat e Valdebebas

Kjo do të thotë se vazo e parë do të përbëhet nga: Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich, Milan, PSG, Porto, Ajax dhe Eintracht Frankfurt.

Frankfurti kishte renditjen më të ulët, duke përfunduar në vendin e 11-të nga 18 në Bundesligë, por duke u kualifikuar përmes triumfit në Ligën e Evropës.

Tre vazot e mbetura vendosen bazuar në një renditje koeficiente të klubeve gjatë pesë viteve të fundit.

“Mos fol më para finales, hesht ose fitoje”, legjenda franceze thumbon Salahun
Lexo po ashtu “Mos fol më para finales, hesht ose fitoje”, legjenda franceze thumbon Salahun

Tetë grupe do të hidhen me një ekip nga çdo vazo në çdo grup. Vetëm një ekip nga çdo vend do të lejohet në një grup.

Vazo e dytë është konfirmuar si: Liverpool, Chelsea, Barcelona, ​​Juventus, Atletico Madrid, RB Leipzig, Sevila dhe Tottenham.

Nga kjo ndarje e vazove, The Reds mund të kenë sërish punë me Los Blancos.

Ngriten polemika mbi golin triumfues të Viniciusit - a duhej të anulohej goli i brazilianit?
Lexo po ashtu Ngriten polemika mbi golin triumfues të Viniciusit - a duhej të anulohej goli i brazilianit?

Vazoja tjetër mund të krijojë disa grupe sfiduese, pasi Borussia Dortmund, Inter dhe Napoli hyjnë në grupe me dy skuadra tejet të forta nga dy vazot e para. Pjesa tjetër e vazos së tretë përbëhet nga Sporting Lisbona, Bayer Leverkusen, Salzburg dhe Shakhtar Donetsk.

Benfica mund t’i bashkohet atyre nëse skuadra portugeze kalon në një raund kualifikues, por nëse jo do të jetë në vazon katër.

Ceballos zbulon 'çmendurinë' e lojtarëve të Real Madridit, pak orë para finales së Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Ceballos zbulon 'çmendurinë' e lojtarëve të Real Madridit, pak orë para finales së Ligës së Kampionëve

Celtic dhe Club Brugge janë konfirmuar në vazon katër dhe do t’u bashkohen gjashtë skuadra nga raundet kualifikuese.

Shorti për fazën e grupeve do të hidhet më 25 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori