Ylli i Real Madridit, Dani Ceballos, ka bërë shaka se ishte i tronditur nga ‘qetësia’ në kampin e Real Madridit përpara finales së Ligës së Kampionëve.

Los Blancos fituan një tjetër titull evropian duke mposhtur Liverpoolin në Paris falë golit të realizuar nga Vinicius Jr.

“Kur i pashë të gjithë ata lojtarë – Karim (Benzema), (Dani) Carvajal, (Luka) Modric – duke luajtur letra vetëm disa orë para ndeshjes, mendova ‘uau, mirë, gjithsesi ka qetësi’”, ka deklaruar Ceballos.

Kërkohet hetim nga UEFA: Policia franceze ka ushtruar dhunë ndaj tifozëve të Liverpoolit Kërkohet hetim nga UEFA: Policia franceze ka ushtruar dhunë ndaj tifozëve të Liverpoolit

“Unë? Gjatë gjithë natës nuk kam mundur të fle, isha i stresuar”.

“Por, të nesërmen kur u zgjova dhe pashë ata duke luajtur letra, atëherë edhe unë isha në një gjendje të qetë dhe e shijoja momentin”, ka shtuar më tej ai.

Reklama

Mesfushori u rikthye në kryeqytetin spanjoll pas një huazimi dy-vjeçar në Arsenal verën e kaluar, pasi dështoi të bënte përshtypje në Lign Premier . Megjithatë, Ceballos tani mund të shtojë një medalje evropiane në kabinetin e tij të trofeve, pasi hyri si zëvendësues të shtunën në mbrëmje. /Telegrafi/

Reklama