LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi shkollën shqipe në New York

Kurti vizitoi shkollën shqipe në New York

Rëndësia e mësimit të gjuhës shqipe për integrim pa asimilim u theksua në vizitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në shkollën shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e New York.

Në takimin e përbashkët me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe me themeluesit e drejtuesit e kësaj shkolle, Kryeministri Kurti vlerësoi përkushtimin dhe përpjekjet e mërgatës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe edukimin e gjeneratave të reja.


Kryeministri konfirmoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkollën shqipe në vendet ku jeton mërgata shqiptare. Po ashtu theksoi se Qeveria e vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin dhe përfshirjen e profesionistëve nga mërgata në hartimin e politikave zhvillimore dhe strategjike.

Themeluesi i shkollës, z.Qemal Zylo foli për kontributin e këtij institucioni për zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës, kulturës së origjinës si dhe njohjes me trashëgiminë kombëtare shqiptare. Ai bëri të ditur se programet e shkollës mbështeten në programet e përgatitura nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës.

U bashkëbisedua edhe për rëndësinë e posaçme që ka rrjetëzimi i profesionistëve në mërgatë dhe ndërtimi i mekanizmave për transferimin e njohurive, dhe ekspertizës ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe atyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori